LAJMI I FUNDIT:

Mercedes CLA elektrik theu një rekord të Porsche ende pa dalë në treg

Mercedes CLA elektrik theu një rekord të Porsche ende pa dalë në treg

CLA ende nuk është prezantuar, por Mercedes është i lumtur të raportojë se sedani i tij më i vogël tashmë ka vendosur një rekord.

Versioni i parë plotësisht elektrik arriti të përshkonte 3,715 kilometra në një interval 24 orësh, duke mposhtur kështu një rekord të vendosur nga Porsche në 2019.

Taycan përshkoi 3,424 kilometra në të njëjtën pistë testimi Nardo në Itali, përcjell Telegrafi.


Mercedes mbetet i paqartë në lidhje me specifikimet teknike, por dihet se ai përdori një variant me rrota të pasme me një motor të vetëm dhe një transmetim me dy shpejtësi.

Ndërsa për shitje do të ofrohet një model më i fortë me dy motorë, me sistem të lëvizjes me të gjitha rrotat.

Edhe pse marka po fokusohet në CLA elektrike, do të ketë edhe versione me motor me djegie. /Telegrafi/