LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Benz 190 feston ditëlindjen e 40-të

Mercedes-Benz 190 feston ditëlindjen e 40-të

Mercedes-Benz 190 dhe 190 nga seria E, W 201, kishin vënë standarde të reja në treg.

Sot, pas katër dekadash, dizajni i limuzinës kompakte duket akoma modern, e teknologjia e prezantuar në atë kohë e bën akoma një prej veturave më të kërkuara.


Modeli startues ndryshe i njohur si “Baby-Benz” akoma shihet nëpër rrugët tona, transmeton Telegrafi.

E me fillimin e prodhimit të dy tipave tjerë me motor me benzinë, asortimenti i motorëve u zgjerua dukshëm.

Në vitin 1982 u prezantuar varianti me naftë, 190 D. Versioni sportiv me gjashtë cilindra 190 E 2.3-16 dhe pasuesit e tij, ishin më të suksesshëm sa i përket shitjes nga viti 1984 e tutje.

Modelet 190 dhe 190 E kanë motor me katër cilindra motor M 102 prej 19997 cc. Ata janë modifikuar dhe përdorur në Mercedes-Benz 220 nga seria 123. /Telegrafi/