Mercedes-AMG prezanton modelin e ri të SL 63 Motorsport Collectors Edition
SL 63 i ri vetëm sa ka dalë në treg, por Mercedes veçse ka sjellë një “model special” ekskluziv i cili thuhet se reflekton pamjen e veturës Mercedes-AMG F1 W12 nga sezoni i veturave të vitit 2021.
Mercedes-AMG do të ndërtojë vetëm 100 ekzemplarë të SL 63 Motorsport Collection dhe përderisa çmimi nuk është zbuluar ende, Auto Express shkruan se pret një rritje të konsiderueshme nga çmimi i modelit standard të SL 63, e çmimi i të cilit është 193,707 euro (171,725 funte britanike).
Tifozët e Formula 1 do të njohin menjëherë ngjyrën që zbukuron këtë SL 63. Ngjyra e argjendtë metalike që zbehet në metalik të zi dhe dizajni i yllit është i ngjashëm me atë të W12, siç është edhe përdorimi i ngjyrës jeshile të ndezur nga sponsori i ekipit Mercedes-AMG F1, Petronas, transmeton Telegrafi.
Rrotat e “falsifikuara” me madhësi 21 inç nga modeli AMG 10 janë të ngjyrosura në të zezë mat dhe ndërkohë që ju mund të keni SL-në e re me një çati kanavacë të kuqe të errët, versioni Motorsport Collection përdor një çati të butë të zezë.
Siç mund të prisni nga një nderim në F1 nga Mercedes, SL 63 Motorsport Collection ka paketën AMG Aerodynamics me ndryshime në difuzorin e pasmë dhe përparëse para dhe pasme. Për të shtuar më tej ngjyrën e W12, shtohen të dyja paketat e AMG Night. Kjo do të thotë se ka një ndarës të përparmë të zi me shkëlqim, panele anësore, kapele pasqyre, difuzor të pasmë, grilë të përparme dhe distinktivë.
AMG nuk ka ndërruar motorin, dhe në këtë veturë do të gjeni të njëjtat 577 kuaj fuqi dhe 759 njuton metër fuqi rrotulluese nga motori katër litërsh V8 me dy turbocharge. Fuqia kalon përmes një transmisioni automatik me nëntë shpejtësi në të katër rrotat – duke rezultuar në një kohë të nevojshme prej 3,6 sekondave për të arritur shpejtësinë prej 0 deri në 100kMh (0-62mph) dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 313kMh (195mph).
Në pjesën e brendshme, ndryshimet nuk janë aq të dukshme sa në pjesën e jashtme, por të gjitha kutitë e opsioneve janë shënjuar me fibra karboni, një sistem zëri Burmester dhe akoma më shumë logo AMG të vendosura rreth kabinës. Çdo klient merr gjithashtu një mbulesë të personalizuar të makinës për pjesën e brendshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo, edhe kjo është Škoda
Aplikacioni i ri i instaluar në veturat e Audi, ua lexon shoferëve artikujt e ndryshëm të gazetave
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool
Prodhimi industrial u rrit, shitjet u ulën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur