LAJMI I FUNDIT:

Mercedes AMG GT Black Series tregon forcën në pistat e garave (Foto)

Mercedes AMG GT Black Series tregon forcën në pistat e garave (Foto)

Tashmë është konfirmuar se AMG GT Black Series, do të lansohet më 2020

Bosi i linjës AMG, Tobias Moers ka konfirmuar se AMG GT qo të merr tretmanin Black Series pas dy vitesh, transmeton Telegrafi.


Prej se GT është lansuar para gjashtë vitesh, në këtë version është duke u dukur më së miri, megjithëse është ende me shtresat për kamuflazh. Kështu po e tregojnë imazhet e shkrepura së fundmi në pistat e Garave të Nurburgringut të Gjermanisë, ku është parë duke treguar forcën.

Ndryshime të dukshme ka pësuar sistemi i aerodinamikës, duke e bërë shumë më agresiv, përfshirë edhe mbrojtëset, pjesët anësore dhe sistemin për nxjerrjen e gazrave.

Duke qenë se është model shumë i rëndësishëm, pritet që të jetë më i fuqishëm se GT R që prodhon 577 kuaj fuqi. Sipas të gjitha gjasave, Mercedes AMG GT Black Series do të prodhojë deri në 600 kuaj fuqi. /Telegrafi/