LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG A45 është shfaqur gjatë një gare, me shtresën e kamuflazhit (Foto)

Mercedes-AMG A45 është shfaqur gjatë një gare, me shtresën e kamuflazhit (Foto)

Dukja që ka tregon shumë, se si do të duket A45 kur të del prej prodhimit

Tani që kanë mbetur edhe pak kohë para prezantimit zyrtar, Mercedes-AMG është shfaqur gjatë një gare në Nurburgring të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Kjo makinë me performancë të lartë, që deri më tani e kemi parë duke u testuar në borë, është shfaqur me po të njëjtën shtresë kamuflazhi, vetëm se tani shumë më afër.

Makina shfaqë linjat që do t’i ketë kur të del nga prodhimi, si dhe për herë të parë edhe grillin Panamericana, që më herët mbahej fshehur. Që tani mund të thuhet se është më agresiv se A35, me hapësira të mëdha për ajrosje si dhe shumë pjesë të fryra.

Modeli A35 do të ketë sistem ndërtimi, që t’i mundësojë të prodhojë prej 382 deri në 416 kuaj fuqi. Nëpërmjet kësaj veture, Mercedes do të rivalizojë me Audi RS3. /Telegrafi/