LAJMI I FUNDIT:

MEPTINIS jep detajet pse u shkarkuan kryeshefi ekzekutiv dhe zyrtarin kryesor financiar i Postës

MEPTINIS jep detajet pse u shkarkuan kryeshefi ekzekutiv dhe zyrtarin kryesor financiar i Postës

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës ka shkarkuar Kryeshefin Ekzekutiv dhe Zyrtarin Kryesor Financiar dhe të Thesarit.

Në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), thuhet se fillimi i mbledhjes është përcjellë me tone të larta, pasi që në mbledhje kanë dashur të marrin pjesë persona të paftuar.

Sipas tyre, kryesuesi i bordit ka kërkuar me ngulm largimin e tyre dhe pas saj ka filluar mbledhja.


“Pranë ndërtesës së Postës së Kosovës është vërejtur prezenca e zyrtarëve policorë”.

Në këtë takim, Bordi i përkohshëm ka marrë vendim që të shkarkojë Kryeshefin Ekzekutiv dhe Zyrtarin Kryesor Financiar dhe të Thesarit.

“Kjo është bërë në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrje Publike, kurse reagimi ishte i shpejtë me qëllim të ndaljes së degradimit të kësaj ndërmarrje pasi që nga raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe raporteve të Auditorëve të Brendshëm shihet se Ndërmarrja kishte degraduar në tre vitet e fundit”, thuhet më tej.

Sipas tyre, vendimi u mor për shkak se:

Trendi i humbjes financiare ka vazhduar nga viti në vit përkatësisht nga një humbje totale që ishte prej 1,584,554.00 eurosh, në vitin 2016 ajo ishte rritur në 1,942,991.00 euro, në vitin 2017 dhe në vitin 2018 humbja ishte 2,333,841.00 euro;

Ndërmarrja Publike Posta e Kosovës kishte marrë një opinion të kundërt nga Zyra Kombëtare e Auditimit, që është opinioni më i keq që mund të merret nga Auditori.

Posta e Kosovës kishte planifikuar për marrjen e shërbimeve konsulentë, të cilat do të merreshin me implementimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, edhe pse këto detyra janë kryesisht detyra primare të kompanisë dhe ajo do të duhet ose të rekrutonte profesionist ose duhet të trajnonte stafin aktual për shërbime të rregullta të cilat bëhen çdo vit.

“Ne jemi të obliguar si Qeveri dhe të emëruarit e Bordit të Ndërmarrjeve Publike që të reagojmë në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrat që kemi për të ndalur keq-menaxhimin e parasë publike”, thuhet në fund.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori