LAJMI I FUNDIT:

Mënyra se si i menaxhoni aplikacionet mund ta dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj

Mënyra se si i menaxhoni aplikacionet mund ta dëmtojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit tuaj

Përparimet në teknologji nuk e kanë ndryshuar faktin që shumica e telefonave inteligjentë duhet të karikohen çdo ditë, madje disa prej tyre disa herë në ditë.

Ndërsa prodhuesit si Apple kanë ndarë këshilla për të rritur jetëgjatësinë e baterisë, kjo nuk i ka penguar njerëzit që të eksperimentojnë me idetë e tyre dhe të vërtetojnë se mund të ndodhë edhe e kundërta.


Sipas mediave të huaja, Apple thotë se ju mund t’i bëni favor telefonit tuaj duke i mbyllur aplikacionet kur nuk jeni duke i përdorur.

Ekziston një mendim se mbyllja e aplikacioneve që funksionojnë në sfond përmirëson performancën dhe rrit jetëgjatësinë e baterisë, por kjo nuk është e vërtetë, përcjell Telegrafi.

Kur kaloni në një aplikacion tjetër, aplikacionet që i keni përdorur më parë shfrytëzojnë vetëm një sasi të vogël energjie, kështu që nuk fitoni asgjë edhe nëse i mbyllni ose jo ato.

Madje, ekspertët besojnë se më shumë energji kërkohet për të ngarkuar një aplikacion që e keni mbyllur, sesa kur nuk e mbyllni atë fare.

Ngarkimi i një aplikacioni nga e para do të thotë se ai do të fillojë nga zero, gjë që teorikisht e bën telefonin tuaj më të ngadalshëm.

Nëse nuk keni dëshirë ta karikoni shpesh telefonin tuaj, ka hapa tjerë që mund të ndërmerrni, duke përfshirë edhe uljen e dritës së ekranit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Të është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë

Të është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë

Teknologji
Qeni robot

Qeni robot "terminator" me pushkë që "synon" inteligjencën artificiale po testohet nga marinsat amerikanë

Teknologji
Çfarë është AI, si funksionon dhe për çfarë mund të përdoret?

Çfarë është AI, si funksionon dhe për çfarë mund të përdoret?

Teknologji
Zbulohen veçoritë e reja me Al që do të marrë iOS 18 i Apple

Zbulohen veçoritë e reja me Al që do të marrë iOS 18 i Apple

Teknologji
Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale e jo me një njeri të vërtetë

Tre shenjat që ju tregojnë se jeni duke biseduar me një chatbot me Inteligjencë Artificiale e jo me një njeri të vërtetë

Teknologji
Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni

Google regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni

Teknologji
Kalo në kategori