LAJMI I FUNDIT:

Mentor Zhdrella largohet nga Llapi

Mentor Zhdrella largohet nga Llapi
(Foto: Facebook/K.F. Llapi)

Klubi i Llapit dhe Mentor Zhdrella i kanë ndarë rrugët pas një bashkëpunimi katërvjeçar.

Përmes një postimi të klubit nga Podujeva tashmë ish-kapitenit i është uruar sukses i mëtutjeshëm, ndërsa është thënë se emri i tij do të përmendet gjithmonë në historinë e Llapit.

“Pas një periudhe katërvjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe kapiteni Mentor Zhdrella kanë ndarë rrugët”.


“Si çdo fillim tjetër që e ka fundin edhe në futboll, një fillim çdo herë do ta ketë mbarimin. Megjithatë jo pa trofe, por me trofeun e Kupës së Kosovës, sepse ishte vet kapiteni që kishte premtuar se nuk do largohet nga Llapi pa i sjellë trofe”.

“Ishim krenarë si klub që shiritin e kapitenit në dy edicionet e fundit e barti katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella. E mbase edhe si kapiten arriti ta ngritë trofeun historik të Kupës së Kosovës të fituar më 12 maj”.

“Kontributi i madh i Mentorit për klubin dhe fanellën e klubit të vendlindjes do shkruhet me shkronja të arta. Në historinë e KF Llapit, emri i tij do përmendet gjithmonë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e publikuar në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori