Mentor Haziri sjell projektin më të ri muzikor

Mentor Haziri ka sjell këngën më të re para fansave dhe publikut të gjerë.
Ai ka publikuar një këngë të re të zhanrit baladë dhe është mjaft e veçantë sa i përket video xhirimeve.
"Hana", titullohet kënga më e re e rokerit, të cilën e ka shoqëruar me një video, ku në qendër të vëmendjes është një balerinë.

Për muzikën dhe tekstin e këngës është kujdesur, Eriona Rushiti, ndërsa orkestrimin e këngës e ka bërë Florent Boshnjaku
Për videon e këngës është përkujdesur kompania e mirënjohur shqiptare, Pinkmoon.
Ndryshe, “Me ke vra” është kënga e fundit nga Mentori. Me këtë këngë ai mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2018”. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































