LAJMI I FUNDIT:

Mensur Hoti: Pamjet e gjuajtjes me armë si në odën e Limajt – janë shqetësuese (Video)

Mensur Hoti: Pamjet e gjuajtjes me armë si në odën e Limajt – janë shqetësuese (Video)

Pamjet ku shihen zyrtarë shtetërorë duke gjuajtur me armë dhe deklarata e kryeministrit Ramush Haradinaj se edhe ai gjuan me armë në ndeja të ndryshme, kanë ngjallur reagime të shumta. Mensur Hoti, një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot ka marrë detyrën që në emër të Republikës së Kosovës t’i luftojë armët ilegale. Hoti thotë së politikat e dikasterit të tij nuk janë në të njëjtën linjë me ato të kryeministrit.

“Unë nuk kam leje dhe nuk mbaj armë. Besoj që çështjen e armës e kemi pasur në kohën kur është nevojitur sepse nuk mund të jesh ushtarë pa armë. Është e ligjshme të pajisesh me leje për armë për gjueti dhe shenjtëri është çështje dëshire vullneti që për mua nuk janë asnjëra”, thotë zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Tutje, ai shtoi se pamjet e zyrtarëve të shtetit duke gjuajtur me armë janë shqetësuese.


“Po i kam pa pamjet dhe ato janë pamje shqetësuese. Gjuajtja në vende të tilla në radhë të parë për shkak të sigurisë së njerëzve e pastaj edhe në aspektin ligjor janë shqetësuese, kur i shtojmë këtu edhe pozitat e larta që i bartin njerëzit që i bëjnë këto veprime”, theksoi ai.

“Unë nuk mund të komentoj deklaratat e Kryeministrit unë po e shpjegoj bazën ligjore të cilën momentalisht e ka Kosova. Gjuajtjet në vende të tilla mund të cilësohen edhe si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm mirëpo unë deri me tani nuk kam pa pamje të tilla të kryeministrit Haradinaj por përgjigja do ishte e njëjtë për këdo që bën veprime të tilla”, shtoi Hoti. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

PDK vija të kuqe LVV-së, Çitaku: Preferojmë koalicion me partitë opozitare

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati

Kronika e Zezë
Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Çka thuhet në dy vendimet e Speciales që Thaçit ia pamundësuan vizitën tek babai i sëmurë?

Drejtësi
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Kalo në kategori