LAJMI I FUNDIT:

Menjëherë pas prezantimit të iPhone SE, Apple e largoi nga shitja iPhone 8

Menjëherë pas prezantimit të iPhone SE, Apple e largoi nga shitja iPhone 8

Pas disa vitesh vështirësi në treg, Apple më në fund ka vendosur që iPhone 8 ta largojë nga shitja.

Ky smartfon që u lansua para tri vitesh, më nuk është në dispozicion për shitje në ueb-faqen e këtij prodhuesi, transmeton Telegrafi.


Të interesuarit për modelin 8 dhe 8 Pro, nuk do të marrin asnjë përgjigje, pasi që më nuk është në dispozicion për shitje.

Arsyeja për këtë, është prezantimi i iPhone SE, që është një smartfon shumë i avancuar dhe me çmim të lirë, duke e bërë iPhone 8 të vjetruar.

Me përpara të njëjta me iPhone 8, brenda iPhone SE është procesori A13 Bionic që gjendet te iPhone 11. Derisa, çmimi prej 366 eurove, e bëjnë iPhone Se, shumë më të dëshiruar se iPhone 8 që kushton 412 euro.

Ndryshime në bateri nuk ka, derisa në SE të re nuk është as porti për vendosjen e kufjeve, sikur te versioni i vjetër i këtij iPhone.

Derisa menjëherë par prezantimit të iPhone SE, iPhone 8 u largua zyrtarisht nga shitja, ky smartfon mund të blihet te grupe të treta, pasi ka ende në treg që janë në gjendje shumë të mirë. /Telegrafi/