LAJMI I FUNDIT:

Mendoi se kishte coronavirusin, burri nga India var veten për ta mbrojtur familjen nga më e keqja

Mendoi se kishte coronavirusin, burri nga India var veten për ta mbrojtur familjen nga më e keqja

Një baba që besoi gabimisht se kishte coronavirus, për të mbrojtur familjen e tij dhe për t’i mbajtur larg nga virusi vdekjeprurës, u var në një pemë në mënyrë që ata të mos infektoheshin nga virusi.

Të afërmit e pikëlluar të Bala Krishna thanë që ai kishte shikuar me obsesion video në telefonin e tij në lidhje me përhapjen e sëmundjes para se të bindej se kishte virusin.

Fermeri 50-vjeçar më pas mbylli gruan dhe fëmijët e tij në shtëpinë e tyre në rrethin Chittoor të Andhra Pradesh, Indi, para se të varej nga një pemë pranë varrit të nënës së tij, transmeton Telegrafi.


Djali i tij Bala Murali tha se babai i tij ishte diagnostikuar me një ethe virale.

Mjekët e siguruan atë që nuk ishte coronavirus, virus që ka marrë më shumë se 1.100 jetë që nga fillimi i shpërthimit global në Kinë, saktësisht në Wuhan. Ka vetëm tre raste në Indi dhe asnjë në Andhra Pradesh.

Por ai mbeti i bindur se ai kishte sëmundjen dhe kur u kthye në fshatin e tij të lindjes Seshamnaidu Kandriga të dielën ai i kërkoi familjes së tij të mbante distancë.

Kur ata u përpoqën t’i afroheshin, ai i sulmoi me gurë dhe i largoi.

Djali i tij tha: “Babai im shikoi video të lidhura me coronavirusin tërë ditën e hënën dhe vazhdonte të thoshte se ai kishte simptoma të ngjashme.

“Ai na sulmoi kur u përpoqëm t’i themi se nuk vuante nga sëmundja vdekjeprurëse”.

Të martën ai mbylli familjen e tij në shtëpinë e tyre dhe u var nga një pemë pranë varrit të nënës së tij në varrezat lokale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori