LAJMI I FUNDIT:

MENDIME NË NATËN E HESHTUR

MENDIME NË NATËN E HESHTUR

Nga: Li Bai
Përktheu dhe përgatiti: Ardita Osmani

Një poezi e famshme antike kineze e shkruar nga Li Bai. Mjaft konciz në fjalët, Li Bai në këtë poezi shpreh mashtrimin dhe vetminë e dikujt. Në Kinë, kur njeriu i referohet Hënës, dëshiron të tregojë ndjenjën e fortë të nostalgjisë. Pavarësisht largësisë gjeografike, njerëzit e dashur shohin dhe thërrasin të njëjtën hënë, kur dikush iu mungon.

Pranë shtratit tim ka një pellg drite…
A ka acar në tokë?
Shikoj lart dhe shoh hënën,
Përkul kokën dhe mendoj për qytetin e lindjes.