LAJMI I FUNDIT:

Mendime aforistike për dashurinë

Mendime aforistike për dashurinë

Nuk duhet të fshihet fakti që dashuria është burim i pushtetit (mençurisë)


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Dashuria dhe mirësjellja janë shumë më të forta se imponimi e dhuna.

Dashuria është vullneti që nxit zhvillimin tonë shpirtëror për të arritur pjekurinë ose realizimin e vetvetes dhe të të tjerëve.

Kështu, akti i dashurisë ndaj zotit shndërrohet në një akt vetëngritjeje e vetëpërsosjeje shpirtërore.

Ne ngrihemi nëpërmjet dashurisë. Dashuria si zgjerim i vetvetes është evolucion.

Dashuria është element shumë i rëndësishëm për një psikoterapi të thellë dhe të rëndësishme.

Dashuria e vërtetë është përvojë e përhershme e ngritjes së personalitetit të njeriut.

Ajo është evolucion në progres, te njerëzimi manifestohet nëpërmjet dashurisë njerëzore.

Dashuria është forcë çudibërëse, e cila nuk është thjesht merr ose jep, marrje ose dhënie: ajo është lëvdatë e menduar, bisedë, ballafaqim, detyrim, njëkohësisht afërsi, intimitet, ngushëllim e siguri.

Vlera krijon vlerë, dashuria meriton dashuri. Prindërit besimtarë dhe fëmijët shkojnë shpejt përpara, kur janë në përqafim të dashurisë së vërtetë.

Dashuria nuk mund të kuptohet pa sakrifica, ajo kërkon shumë përkushtim.

Gjithmonë kemi qenë besimtarë, jemi pjesë e Zotit, Zoti ka qenë gjithmonë me ne, është dhe gjithmonë do të jetë.

Rruga e ngritjes në besimin shpirtëror është një rrugë e mësimit gjatë tërë jetës.

Të vetëdijshëm për besimin dhe për lidhjen intime me Zotin, ata nuk e ndiejnë vetminë, sepse tash ekziston komunikimi.

Nuk duhet të fshihet fakti që dashuria është burim i pushtetit (mençurisë).

Njerëzit të cilët duan, dashurojnë, janë njerëz të cilët arrijnë të ngrihen shpirtërisht.

Në vend që t’i akuzojmë njerëzit, të përpiqemi t’i kuptojmë, të angazhohemi ta kuptojmë shkakun e sjelljeve të tyre.

T’i njohësh të gjitha, do të thotë t’i falësh të gjitha.

Mënyra e vetme që njeriun ta përvetësojmë është t’i japim atij atë që ai dëshiron.

Njeriu besimtari që nuk tregon interesim për të afërmit e vet, ka më së shumti vështirësi në jetë dhe u shkakton më së shumti dhimbje njerëzve.

Lumturia nuk varet nga shkaqet e jashtme, por nga disponimi ynë i brendshëm, kështu që njerëzit të cilët kanë besim të drejtë, të shumtën janë të lumtur.

Gjithmonë duhet të synojmë sa më lart drejt mençurisë, dhe sa më tepër të luftojmë për dashurinë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Dashi: Horoskopi vjetor për 2024

Dashi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

A e dini se...
Ju është mbushur shtëpia me merimanga? Një truk dhe një bimë do t’i përzë sa çel e mbyll sytë

Ju është mbushur shtëpia me merimanga? Një truk dhe një bimë do t’i përzë sa çel e mbyll sytë

Bëje vet
Kalo në kategori