Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar Sallonin e së Martës me temën “Qeveria Kurti përgjatë 2021: Arritjet dhe Ngecjet”.
Nëntë muajt e qeverisjes nga Albin Kurti janë cilësuar si dështim nga përfaqësues të partive opozitare, ndërkaq Fitore Pacolli e Vetëvendosjes ka numëruar një sërë “suksesesh”, përfshirë menaxhimin e pandemisë dhe sigurimin e vaksinave anti-Covid.
Si arritje të kësaj qeverie, Pacolli numëroi, menaxhimin e mirë të pandemisë, sigurimin e vaksinave anti-Covid, ndarjen e miliona eurove në Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike etj.
“Mbi 10 ligje i kemi proceduar. 40 projektligje që priten me ardhë… Suksesi i qeverisë është te menaxhimi i pandemisë, sigurimi i vaksinave dhe kemi 60 për qind të popullatës së vaksinuar. Sa i përket ndihmës së qytetarëve janë ndarë 20 milionë euro për policinë, profesionistët shëndetësorë. Kemi 100 milion euro për Ministrinë e Mbrojtjes. 100 mijë euro për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc; mandej 86 mijë euro për lehona. Kemi ofruar arsimin e lartë falas. 100 mijë euro për studentë. Konkurs për 1000 bursa për vajza. 50 milionë euro për fermerë. Kemi buxhet 2.75 miliardë euro dhe rritje ekonomike që ka shënuar Kosova”, ka vazhduar Pacolli, e cila e hapi debatin.
Por deputetja e VV-së fajësoi mediet se nuk i paraqesin këto “të arritura”, por po e sulmojnë Qeverinë.
“Disa media nuk janë tamam media. Kemi sulm ndaj qeverisë nga mediet. Do të ishte mirë të analizohej qasja e medieve. Ne nuk kemi thënë që e kemi çkapur sistemin e drejtësisë, jemi duke punua në vetting në pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë. Kanë kaluar 9 muaj dhe është duke punuar për të pasur sistem të drejtë të drejtësisë”.
“Kriza energjetike është duke ndodhur në krejt botën. Ne e kemi marrë Ministrinë e Bujqësisë me 40 milionë euro borxhe”, tha Pacolli, teksa shtoi se korrupsioni po luftohet nga koka.
Ndërsa deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se çështja e pandemisë të menaxhuar nga Qeveria Kurti nuk mund të quhet si e suksesshme. Tutje ajo përmendi përplasjet e kryeministrit Kurti me sindikalistët.
“Unë nuk kisha guxuar çështjen e pandemisë ta quaj të suksesshme, sepse ka qenë menaxhim i dështuar nga Qeveria. Ne nuk kemi arritur t’i ofrojmë përkrahje as bizneseve as qytetarëve. Uroj që Kosova të mos ketë raste më si këto. Qeveria e ka retorikën e njëjtë si të ishte në opozitë. Në të kaluarën, nuk kemi pasur arrogancë të qeverisë dhe ka pasur bashkëpunim me opozitën, sepse opozita ka votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare”.
“Unë nuk kuptoj që ka numrat që të marrë vendime dhe vazhdon të deklarohet me gjuhën e një opozitari. Mbi 190 projektligje, shumica nga qeveria janë plotësim-ndryshim i ligjeve. Ne nuk kemi arritur ta zbatojmë atë agjendë që solli qeveria në fillim të mandatit dhe mund të shihen sa projektligje kanë kaluar. Ligji i Pagave shumë i diskutuar… Kosova po përballet me greva të sindikalistëve”.
Deliu-Kodra kritikoi qasjen kërcënuese të kryeministrit Kurti ndaj sindikalistëve. “Kryeministri duhet të ulet e të diskutojë me ta”.
“Përderisa ka paralajmërime që do të ballafaqohemi me krizë të energjisë. Ne kemi pasur vendim të qeverisë që të mos përfshijë projektin e MCC-së për të investuar në Kosovë. Paralajmërimet janë rritja e energjisë elektrike. Kur je gjatë ne pushtet mundet me pas edhe lëshime. Çka shohim ne një amnisti të fajit edhe atëherë kur përfaqësuesit e mazhorancës dështojnë. Nuk mundet një proces i vettingut të bëhet veç pse dua unë. Filtrat e reformave në drejtësi kanë qenë qe 20 vite. Nuk ka kuptim që disa vendime të bëhen vetë”, tha ajo.
Kritika për qeverisjen e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, pati edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
Zemaj përmendi rritjen e çmimeve në Kosovë, teksa shtoi se rritje të pagave nuk ka.
“Konflikti më i madh në udhëheqjen e qeverisë është Kurti me vetveten. Një vit i udhëheqjes me 50 për qind. Ajo pjesa se do të kemi ndryshim ligjesh është shtyrë për 2022. Tash kemi mbetur në temat që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik. Qasja e kësaj qeverie është arrogante me vetveten. E dyta është arroganca me sindikatat. E dyta ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, ku sulmohen bizneset. Kjo qeveri ka fituar zgjedhjet pa program dhe sot është në kundërshtim me vetë programin”.
“20 për qind janë rritur çmimet por nuk ka rritje të pagave. Janë dy veprime të kësaj qeverie që po lënë shije të keqe. Ish-udhëheqësi i Agjencisë është zgjedhur si alternativë me përmirësu Agjencinë Kundër Korrupsionit. mbi personat që janë përzgjedhur dje në kuvend më herët është hedhur në baltë. Organi i Shqyrtimit Publik është pa bord. Po kërkohen emra të përveçëm”, tha Zemaj.
Mexhide Demolli nga Lëvizja “Fol”, tha se si shoqëri civile kanë monitoruar planin e punës të Qeverisë dhe sipas saj, ai plan fatkeqësisht nuk është bërë publik me arsyetimin se është duke u përfunduar.
Ndërkaq, kritikë tjetër ajo pati për mungesë të transparencës dhe mungesën e qasjes në dokumente zyrtare.
“Edhe në këtë qeveri transparenca nuk është në nivelin e duhur. Me ditë të tëra presim përgjigje kolegët gazetarë nga qeveria dhe nuk marrin”, tha ajo. raporton Ekonomia Online.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame