LAJMI I FUNDIT:

Menaxheri i pastiçerisë ku punonte 19-vjeçari që u vra në Fier: Nuk e prisja, Grei ka qenë thjesht në vendin e gabuar

Menaxheri i pastiçerisë ku punonte 19-vjeçari që u vra në Fier: Nuk e prisja, Grei ka qenë thjesht në vendin e gabuar

Tronditëse ka qenë ajo që ka ndodhur ditën e djeshme në Fier ku ka mbetur i vdekur 19-vjecari Grei Bihuci, i qëlluar me thikë nga 18-vjeçari Florian Muka.

Menaxheri i pastiçerisë ku punonte Bihuci, Romeo Dervishi, ishte në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin e mengjesit të Euronews Albania ku u shpreh se 19-vjeçari prej dy vitesh ishte në marrëdhënie pune.

Ai theksoi se të riun e njihte më përpara, pasi ky i fundit merrej edhe me futboll, duke theksuar që nuk e priste që ai të futej në një konflikt.


“Grei ka që dy vite që është në marrëdhënie pune. Grein e njihja dhe më përpara, e njihja dhe me marrëdhënie me futbollin. Nuk e prisja që ai të futej në konflikt të tillë, besoj se ka qenë pre e atij momenti. Ka qenë në momentin e gabuar. Personin tjetër nuk e njihja. Grei ka qenë thjesht në vendin e gabuar”, tha ai.

Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se sherri mes të rinjve ka nisur fillimisht në rrjetet sociale për të degraduar më pas në përplasje fizike, deri në përdorimin e armëve të ftohta.

“U vra për një ‘like’ në rrjetet sociale”, 19-vjeçari që u godit me thikë në Fier ishte djalë i vetëm i familjes
Lexo po ashtu “U vra për një ‘like’ në rrjetet sociale”, 19-vjeçari që u godit me thikë në Fier ishte djalë i vetëm i familjes

Gjatë përleshjes, është futur për t’i ndarë edhe një 20 vjecar i cili ka marrë plagë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Viktima ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” dhe studionte për Teknologji Informacioni, ndrësa prej vitesh stërvitej në futboll me moshat e skuadrës së Apolonisë.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik, pasi edhe viktima njihej si person i dashur në qytet për shkak të punës që bënte pasdite në një lokal si kamarier. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori