Nga: Peter Bradshaw, kritik filmi / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Ndërsa filmi përfundon, këndvështrimi ynë lëviz ngadalë nga njëra anë te tjetra, pa pushim, përpara e mbrapa si një kamerë sigurie në një apartament të shkatërruar. Gjithçka është kthyer përmbys, dërrasë pas dërrase, në një përpjekje të dëshpëruar për të gjetur pajisjen e përgjimit që po spiunonte banorin e apartamentit. Në çdo lëvizje të kamerës, burri duket në një cep, duke luajtur saksofonin. Fatalist, por jo tamam i dëshpëruar; realist, por jo tamam i zhgënjyer – një mjeshtër që është artist në shpirt, nonshalant, madhështor. Interpretimi i Gene Hackmanit si eksperti i përgjimeve Heri Koul, në dramën paranojake të komplotit të Francis Coppolas, Biseda [The Conversation, 1974], ishte një perlë në karrierën e tij. Kouli është një përgjues profesionist që fiksohet pas një bisede që regjistron për një klient misterioz, diçka që, për tmerrin e tij, zbulon një komplot vrasjeje – duke çliruar torturat e tij personale të fajit dhe vetmisë. Filmi kalon nëpër disa variacione të intonacionit dhe tonit, të cilat Heri nuk i kupton deri kur bëhet tepër vonë.
Lexo po ashtu: Filmi i vitit 1974 i cili sot është më aktual se dikur
Vdekja e Gene Hackmanit shënon fundin e një prej periudhave më të mëdha të kinemasë amerikane: Valës së Re amerikane. Hackmani ishte standardi i artë për këtë epokë, qëkur Warren Beatty ia dha shansin e madh për rolin e Buk Barouit në filmin e Arthur Pennit, Boni dhe Klajd [Bonnie and Clyde, 1967]. Ai ishte aktor i karaktereve që, në fakt, ishte një yll; në të vërtetë, ai ishte yll në çdo skenë ku merrte pjesë – me atë fytyrë të sertë, të kthjellët, inteligjente, por jo tërheqëse, gjithmonë në prag të një përçmimi të ftohtë ose të një buzëqeshjeje me dhimbje atërore. Nuk ishte i pashëm si [Robert] Redfordi, as i rrezikshëm dhe seksi si [Jack] Nicholsoni, apo i shkujdesur si [Dustin] Hoffmani; Hackmani ishte normal, por normaliteti i tij ishte i mbingarkuar me intensitet të jashtëzakonshëm. Flokët e tij ishin tipike për kohën: të dredhura, me gjurmë të dukshme të tullacërisë mashkullore. Sot nuk i sheh më yjet me prerje flokësh si të tijat.
Ai ishte i paharrueshëm si polici moskokëçarës dhe racist Xhimi “Popaj” Dojl në Lidhja franceze [The French Connection, 1971] të William Friedkinit dhe në vazhdimin e këtij filmi; mjeshtëror si kleriku Skot në filmin klasik të katastrofës të regjisorit Ronald Neame, Aventura e Poseidonit [The Poseidon Adventure, 1972]; i shkëlqyeshëm si një ish-i dënuar në kryeveprën ekzistenciale të Jerry Schatzbergut, Gogoli [Scarecrow, 1973]; dhe ndoshta i paharrueshëm si detektivi privat i hutuar në Lëvizjet e natës [Night Moves, 1975] të Pennit. Më vonë, ai interpretoi me zgjuarsi Leks Lutorin në filmat e Supermenit, ku rolin kryesor e kishte Christopher Reeve, dhe më pas plutokratin misterioz dhe miliarderin e vetëbërë Xhek Mekan në Eureka (1983) të Nicolas Roegut – një interpretim që me siguri frymëzoi Daniel Day-Lewisin për filmin Do të rrjedhë gjaku [There Will Be Blood].
Karriera e Hackmanit është aq e pasur me arritje të mëdha saqë është pothuajse e pamundur të përmblidhet, por mes tyre është edhe agjenti i FBI-së, Andersoni, në Misisipi në zjarr [Mississippi Burning, 1988] të Alan Parkerit; regjisori i irrituar i filmit, Louel Kolçek, në Kartolina nga ferri [Postcards from the Edge, 1990] të Mike Nicholsit; dhe sherifi i dërrmuar Bill Daget në vesternin E pafalshmja [Unforgiven, 1992] të Clint Eastwoodit. Pa përmendur këtu avokatin misterioz përballë Tom Cruiseit, në filmin Kompania [The Firm, 1993].
Dhe pastaj është kryevepra e tij e vonshme komike – ndoshta kryevepra e tij dhe këtu s’ka asnjë dilemë: Rojal Tenenbaumi në Familja Tenenbaum [The Royal Tenenbaums, 2001] të Wes Andersonit, një burrë i çnderuar dhe i varfëruar që trillonte një kancer në stomak për të mundësuar rikthimin në familjen e tij, te ish-bashkëshortja e tij (që luhet nga Anjelica Huston me po aq mjeshtëri) dhe fëmijët e tyre të rritur, tre gjenialë të çuditshëm dhe me cene që interpretohen nga Ben Stiller, Gwyneth Paltrow dhe Luke Wilson.
Ajo që është kaq e jashtëzakonshme në këto interpretime është se mosha e Hackmanit duket sikur nuk ndryshon kurrë: ai gjithmonë duket i fuqishëm, i sertë dhe diku në të 40-at apo të 50-at. Hackmani i Rojal Tenenbaumit mund të merrte lehtësisht rolin e Hackmanit të Popaj Dojlit.
Si polici i ashpër në Lidhja franceze – për të cilin ai fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë – Hackmani ka shumë skena të paharrueshme ku nuk bën asgjë përveçse patrullon nëpër qytet: në atë Nju-Jorkun e celuloidit të viteve ’70 të shekullit XX, i regjistruar me zë në film, ku dëgjohen nga larg zhurmat e hapësirës dhe boritë e makinave. Hackmani mund ta luante me mjeshtëri rolin pasiv po aq mirë sa edhe pjesën dinamike: futja e dhunshme raciste në lokalin e njerëzve me ngjyrë, dhuna ndaj të dyshuarve, shpërthimet e zemëruara dhe përçmuese, dhe toni i heshtur i trishtimit. Ky ishte interpretimi që vendosi standardin për të gjitha rolet që ai luajti më pas.
Ai ishte krejt ndryshe si Heri Mosbi në Lëvizjet e natës. Mosbi është një detektiv privat, me mustaqe karakteristike të viteve ’70 të shekullit XX, që thekson zhgënjimin, meqë është i ngarkuar me detyrën e gjurmimit të një vajze adoleshente të arratisur, ndërsa njëkohësisht spiunon edhe gruan e një klienti, por që përplaset me një rrëmujë të ndërlikuar që nuk arrin ta zgjidhë kurrë. Filmi i dha atij një nga citatet më të famshme. Kur refuzon mundësinë për të parë filmin Nata ime te Moda [Ma Nuit Chez Maud] të Eric Rohmerit, ai thotë: “E pashë një herë një film të Rohmerit. Ishte si të shihje ngjyrën që thahej”. Ai e shqipton këtë fjalë me aq shpërfillje, për çka qeshin adhuruesit e filmit.
Po aq i shkëlqyer është interpretimi i tij në Eureka të Roegut, një triler metafizik i nënvlerësuar, i bazuar në një krim të vërtetë, i cili i jep Hackmanit një nga rolet më të mira të karrierës së tij: një kërkues thesari që pasurohet dhe tërhiqet në Bahama, ndërsa jeton me frikën se pasurinë do t’ia marrë e bija (Theresa Russell) dhe dy investitorë të pamëshirshëm nga mafia e Majamit (Joe Pesci dhe Mickey Rourke). Përsëri, Hackmani godet të gjitha notat e duhura të sfidës së qetë, pa frikë dhe i painteresuar për gjithçka, përveç demonëve të çuditshëm brenda mendjes së tij.
Në fund, më vjen gjithmonë në mendje interpretimi i tij në Familja Tenenbaum, një rol që ndërtohet mbi reputacionin e tij si një burrë i fuqishëm, që nuk i duron budallallëqet, por që nuk satirizon apo nuk e ridimensionon karrierën e tij të mëparshme. Kostumi i tij i vjetër me vija të bardha, cigarja në kamish, syzet, buzëqeshja e tij e paepur, madje edhe flokët paksa të gjatë, janë të gjitha të përsosura – ashtu si momenti kur më në fund detyrohet të gëlltisë krenarinë e tij dhe të pranojë një punë në hotelin “Pallati Lindberg”, duke mbajtur kapele dhe duke veshur një uniformë të lirë, por të qepur çuditërisht mirë. Diksioni i tij është i përkryer, veçanërisht kur flet me nipërit e tij të hutuar për nënën e tyre, renë e tij, e cila ka vdekur në një aksident ajror: “Nëna juaj ishte një grua shumë tërheqëse”.
Nuk ka kuptim ta quash Hackmanin të thjeshtë kur prania e tij ishte kaq e fuqishme; në disa mënyra, ai shprehte forcën e një atleti të pensionuar që bëhet komentator sportiv, ose, në këtë aspekt, të trajnerit të basketbollit në shkollën e mesme kur interpretoi në Gjuajtja më e mirë [Hoosiers, 1986]. Për katër dekada, interpretimet e Gene Hackmanit i dhanë formë dhe strukturë kinemasë amerikane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndahet nga jeta Anita Take

Cezari e Pompeu, dy strategët e mëdhenj që zbarkuan në trojet shqiptare
Nga varfëria në bohemi: Jeta e çuditshme e Gala Dalit

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

Nga varfëria në bohemi: Jeta e çuditshme e Gala Dalit

RUBAIRAT

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze