LAJMI I FUNDIT:

Melvan Zeka, sulmuesi që shënon pa ndalur si në Superligë ashtu edhe në Ligën e Parë

Melvan Zeka, sulmuesi që shënon pa ndalur si në Superligë ashtu edhe në Ligën e Parë

Sulmuesi gjakovar, Mevlan Zeka, ka dhënë një intervistë për Telegrafin, duke ndarë përvojat dhe objektivat e tij në futboll.

Ai vlerëson Superligën e Kosovës si kampionatin më të vështirë në rajon, duke e krahasuar me Ligën e Parë, nga ku erdhi këtë vit si mbret i golit.

Zeka diskutoi mbi sfidat e shënimit në të dy ligat, ku vetëm në gjysmë sezonin e parë në elitë gjeti rrjetën plot 12 herë.


“Liga e Parë normalisht është një nivel më i vogël se Superliga. Ritmi i lojës është më ndryshe, ndërsa të shënosh është më lehtë në Ligën e Parë. Por nëse luan në Ligën e Parë dhe e ke objektiv Superligën, të duhen vetëm tri pikët dhe nuk e ke luksin e ndeshjeve te bukura në atë nivel”.

Në lidhje me Superligën, ai thekson: “Normalisht mendoj që Superliga e Kosovës është më e vështira në rajon dhe shumë e vështirë për të shënuar”.

Falë performancës së tij të shkëlqyer, Zeka është përzgjedhur në formacionin e vitit, një arritje që e bën krenar.

“Jam i lumtur për përzgjedhjen në 11-shen e vitit sepse punën të cilën e kam bërë, mundin dhe sakrificën më në fund më janë shpërblyer. I falenderoj të gjithë trajnerët që më kanë vlerësuar”, ka thënë Zeka për Telegrafin.

Forma e tij e mirë ka tërhequr vëmendjen e klubeve jashtë vendit, me oferta nga Rumania, Hungaria dhe India. Megjithatë, Zeka është i kujdesshëm kur flet për ofertat.

“Është herët ende të flasim. Çdo gjë duhet ta diskutojmë me drejtuesit e klubit pasi që kam kontratë deri në qershor dhe së bashku duhet të vendosim për të ardhmen time”, nënvizoi Zeka.

Duke folur për arritjet më të mëdha në futboll, Zeka përmend titujt kampion, Kupën dhe Superkupën e Kosovës, si dhe golat e shënuar në kualifikimet për Ligën e Kampionëve: “Futbolli padyshim që është pjesë e jetës dhe sprovohesh me të gjitha si momente të mira ashtu edhe të vështira”.

Me ambicie për të luajtur në Evropë, Zeka synon të ndihmojë Suharekën në pjesën e dytë të sezonit, duke përballuar sfidat e një Superlige të fortë dhe të konkurrueshme.

“I veç titujt kampion, Kupën dhe Superkupën e Kosovës, sepse futbolli për këto luhet. Gjithashtu një shenjë të pashlyer në zëmrën time e kanë edhe golat ne kualifikimet për Ligën e Kampionëve”, përfundoi Zeka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Kalo në kategori