Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, tha sot se uron që marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët e paligjshëm, të jetë shembull për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Në një konferencë për shtyp, nga Gjadri, Lezhë, ku janë ngritur strukturat akomoduese sipas marrëveshjes për emigrantët, Meloni tha se kjo nuk është hera e parë që Shqipëria ndihmon Italinë, ndërsa shprehu dhe mbështetjen ndaj qeverisë shqiptare, që sipas Melonit u sulmua vetëm se i ofroi ndihmë Italisë
“Do doja të thoja që jam e lumtur që jam këtu, që pata rastin t’ju takoj juve dhe që Kryeministri Rama pati mundësinë të verifikonte nga afër situatën e punimeve që janë duke u realizuar në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes dy qeverive tona në fushën e migracionit”, tha Meloni.
“Do të doja të thoja ashtu sikundër ne pamë dhe dëgjuam nga fjalët e Kryeministrit Rama se vendet tona janë dy vende mike. Janë dy vende që historikisht kanë bashkëpunuar së bashku. Do të doja të falënderoja edhe njëherë Kryeministri Rama, gjithë popullin shqiptarë për mundësinë që na dhanë, për ndihmën që na dhanë në mënyrë që ne të realizonim këtë marrëveshje. Uroj të jetë një shembull për të gjithë BE”, tha Meloni.
“Duke ndjekur fjalët e Kryeministri Rama, nuk më mbetet gjë tjetër veçse të përsëris afrësinë e qeverisë italiane, popullit italianë, për sulmet që janë bërë Kryeministrit Rama, dhe qeverisë së tij dhe që faktikisht qeveria shqiptare nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ndihmuar qeverinë italiane”, tha Meloni.
“Ne faktikisht kemi ndjekur dhe një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare dhe në një farë mënyre kemi dëgjuar etiketime sikur qeveria shqiptare është një narkoshtet, sepse nuk është hera e parë që Kryeministri Rama dhe Shqipëria sikundër e përmendi dhe vetë Kryeministri i ofrojnë bashkëpunimin Italisë. Edhe më parë historia e Shqipërisë ka treguar se ajo ka qenë pasur me të vërtetë dëshirën e sinqertë për të qenë pjesë e BE dhe për të gjetur, zgjedhur të gjitha ato mundësi bashkëpunimi dhe nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja e Italisë për këtë”, nënvizoi Meloni, duke kujtuar dhe rastin e mjekëve shqiptarë që udhëtuan drejt Italisë në kuadër të betejës ndaj COVID 19.
“Më kujtohet në ditët më të dramatike të emergjencës COVID 19, qeveria shqiptare me kurajo dhe bujari, ofroi e na ndihmoi me 30 mjekë e infermierë në Lombardi, që ishte qendra e emergjencës COVID. Po ashtu dhe në raste të tjera e kam falënderuar kryeministrin Rama. Gazetat italiane e kanë etiketuar përrallë e bukur e qeverisë shqiptare, ndërsa sot etiketohen si kriminelë, vetëm se shumë ka ndryshuar se qeveria vendosi të vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë shqiptare, ashtu sikundër kishte bërë me 5 qeveritë e mëparshme. Në fakt nuk është ai shënjestra. Italianët e kuptojnë, janë mirënjohës qeverisë, popullit shqiptarë për këtë përpjekje të rëndësishme që bëhet në emër të miqësisë në emër të dy vendeve tona”, tha Meloni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë