Këngëtarja e njohur, Melisa Lleshi, është rikthyer me një projekt të ri pas një kohe.

“Shok” mban titullin kënga e saj e radhës, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.


Teksti dhe vija melodike është realizuar nga Melisa me ‘beat’ e producim nga Lurro.

Screenshot 31 9 Foto: Screenshot/YouTube

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka bërë po ashtu një paraqitje provokuese në klip.

Kjo këngë tashmë ndodhet në YouTube, në të gjitha platformat muzikore.

Screenshot 32 12 Foto: Screenshot/YouTube

Melisa ka kohë që ka qenë më e distancuar nga muzika, duke u fokusuar në projekte të tjera.

Sidoqoftë, pritet që ky projekt të pëlqehet nga publiku dhe fansat e Lleshit. /Telegrafi/