LAJMI I FUNDIT:

Meksika refuzon kërkesën e Ukrainës për të arrestuar Putinin gjatë inaugurimit të presidentes së re

Meksika refuzon kërkesën e Ukrainës për të arrestuar Putinin gjatë inaugurimit të presidentes së re

Presidenti meksikan ka refuzuar kërkesën e qeverisë së Ukrainës për të arrestuar presidentin rus, Vladimir Putin, nëse ai kundërshton urdhërarrestin ndërkombëtar dhe merr pjesë në inaugurimin e presidentes së ardhshme të Meksikës në tetor.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë”, tha presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, në një konferencë të rregullt për shtyp.

“Nuk varet nga ne”, shtoi Obrador.


Siç raportohet, Ukraina i ka kërkuar Meksikës arrestimin e Putinit nëse ai merr pjesë në ceremoninë e betimit të presidentes së zgjedhur meksikane, Claudia Sheinbaum, më 1 tetor.

Gjithashtu, kërkesa vuri në dukje një urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e OKB-së (ICC) për liderin rus, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Por, ekipi i Sheinbaum e ka ftuar presidentin rus që të jetë pjesë e inaugurimit, duke theksuar se njoftimi i është dërguar të gjitha vendeve me të cilat Meksika ka marrëdhënie diplomatike.

“Shpresojmë që qeveria meksikane të jetë e vetëdijshme se Vladimir Putin është një kriminel lufte”, iu kundërpërgjigj Ukraina ftesës së Meksikës, duke argumentuar se Putini dyshohet se ka urdhëruar rrëmbimin e fëmijëve ukrainas.

Ukraina i kërkon Meksikës të arrestojë Putinin nëse merr pjesë në ceremoninë e betimit të presidentes së re
Lexo po ashtu Ukraina i kërkon Meksikës të arrestojë Putinin nëse merr pjesë në ceremoninë e betimit të presidentes së re

Ndryshe, ICC lëshoi ​​një urdhër për arrestimin e Putinit vitin e kaluar, duke e akuzuar atë për krime lufte për deportimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina në Moskë, pasi ajo filloi pushtimin e saj në vendin fqinj evropian në fillim të vitit 2022.

Rusia nuk është anëtare e ICC-së, por Meksika është.

Në qershor, Putin uroi Sheinbaum për fitoren e saj në zgjedhje.

Në atë kohë, ai e quajti Meksikën një “partner historikisht miqësor të Rusisë në Amerikën Latine”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Kalo në kategori