LAJMI I FUNDIT:

Mekanikët e Red Bullit provuan ndërrimin e rrotave në ambient me gravitet zero, pasi thyen rekord për ‘pit stopin’ më të shpejtë ndonjëherë

Mekanikët e Red Bullit provuan ndërrimin e rrotave në ambient me gravitet zero, pasi thyen rekord për ‘pit stopin’ më të shpejtë ndonjëherë

Pasi rekordin për ‘pit stopin’ më të shpejtë ndonjëherë në Brazilian Grand Prix, mekanikët e Red Bullit kanë vendosur t’i hyjnë një sfide tjetër.

Vetëm gjatë këtij viti, njësiti i Aston Martin Red Bull kanë arritur t’i thyejnë tri rekorde të ndryshme, sa i përket procesit të ndërrimit të rrotave, transmeton Telegrafi.


Gjatë vikendit të fundit, ata arritën që për 1.82 sekonda t’i ndërrojnë rrotat e veturës së Max Versstape, derisa ishte në mesin e një gare.

Tani, i njëjti njësit ka vendosur të ngrit gjërat në një nivel tjetër, duke provuar të kryejë të njëjtin proces në një ambient me zero gravitet.

Ata udhëtuan për në Rusi, me komplet garazhin e F1 dhe kryen simulimin në një qendër stërvitore për astronautë, ku arritën që procesin ta përfundojnë brenda 22 sekondave.

“Barkun e kisha mirë, por më dukej se koka do të më eksplodonte”, ka thënë një prej mekanikëve, që ishte pjesë e këtij procesi.

Deri në përfundimin e këtij rekordi, 16 mekanikë kanë provuar disa herë gjatë një jave, derisa përdornin duhet ta mbanin nën kontroll makinën që peshon 400 kilogramë. /Telegrafi/