Paketa mbështetëse për biznesin dhe qytetarin që qeveria e Kosovës ka ndërmarrë, pritet të luajë një rol të rëndësishëm në zbutjen e vështirësive financiare të krijuara në situatën e pandemisë së COVID-19.
Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti shprehet se kërkohet një plan i qartë për injektimin e fondeve në ekonomi për të lehtësuar likuiditetin e bizneseve dhe aftësinë e tyre për të vijuar me investimet.
Prandaj, shprehet ai, ne konsiderojmë se pas kalimit të fazës emergjente, duhet të fillojmë me fazën e rimëkëmbjes, në të cilën sistemi bankar do të kishte barrën kryesore të financimit të ekonomisë.
“Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet të gjithë aktorëve në ekonomi sigurisht që do të rezultojë në një platformë, e cila do të adresojë në mënyrën më të mirë sfidat që na presin, prandaj unë jam optimist që ekonomia e Kosovës do të kthehet në një normalitet të ri më të mirë dhe me perspektive më të madhe për të ardhmen”, deklaroi kreu i BQK-së, Mehmeti.
Ai thotë se, paketa përmban shumë shpenzime direkte nga ana e qeverisë.
“Krahas lehtësimeve të ndryshme fiskale e financiare që janë ndërmarrë dhe mund të ndërmerren në të ardhmen, kërkohet një plan i qartë i injektimit të fondeve në ekonomi për t’u lehtësuar likuiditetin bizneseve dhe aftësinë e tyre për të financuar projekte investimesh. Paketa emergjente e prezantuar nga Qeveria e Kosovës pritet të luajë një rol shumë të rëndësishëm në zbutjen e vështirësive financiare me të cilat po ballafaqohen bizneset. Megjithatë, kjo është një paketë emergjente, e cila është paraparë të shërbejë si mbështetje afatshkurtër për të ndihmuar mbijetesën e bizneseve gjatë kësaj periudhe. Paketa si e tillë, përmban shumë shpenzime direkte nga ana e qeverisë, të cilat mund të mos jenë lehtë të përballueshme për buxhetin e shtetit në periudhë afatgjatë”, thotë ai.
Mehmeti tregon se kreditimi bankar ka vazhduar të shënoj rritje.
“Kreditë bankare kanë shënuar rritje të vazhdueshme gjatë gjithë funksionimit të këtij sektori në Kosovë, ndërsa kushtet e financimit sidomos në vitet e fundit kanë shënuar përmirësim të theksuar. Sektori bankar i Kosovës ka një potencial mjaft të lartë kreditor për të rritur edhe më tepër kreditimin dhe për të plotësuar kërkesat e ekonomisë së vendit për financim”, tregon Mehmeti.
Ai gjatë kësaj interviste përmend disa faktorë që BQK pritet të ndërmerr për të lehtësuar kredidhënien për biznesin në këto kushte.
“Pavarësisht se sektori ynë bankar ka një potencial mjaft të madh kreditues, ekzistojnë disa faktorë të cilët mund të sfidojnë kreditimin e sektorit bankar gjatë një krize ekonomike. Faktori i parë që dëshiroj ta theksoj ka të bëjë me rrezikun e rënies së kërkesës për kredi për shkak të arsyeve të shumta, siç mund të jenë dështimi i mundshëm i një numri të bizneseve, pastaj pasiguria e bizneseve për të investuar në zgjerim të kapaciteteve, si dhe rënia e kërkesës agregate në ekonomi. Faktor tjetër mund të jetë rënia e besimit të bankave drejt ekonomisë. Në një kohë krize, pavarësisht se bankat mund të kenë potencial për të rritur kreditimin, ato mund të ballafaqohen me rënie të cilësisë së kërkesave për kredi, si dhe me pasiguri lidhur me performancën e ardhshme të bizneseve”, tha ai.
Mehmeti thotë se, në një situatë tillë, Qeveria e Kosovës mund të ketë një rol shumë të rëndësishëm për të mbështetur rritjen e financimit dhe përmirësimin e kushteve të financimit për bizneset përmes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK).
“Qeveria e Kosovës mund të rrisë kapitalin e FKGK-së për të mundësuar rritjen e vëllimit të kredive bankare të garantuara nga ky institucion, duke mundësuar kështu dhënien e kredive, të cilat mund të mos ishin dhënë në mungesë të garancisë së FKGK-së. Po ashtu, Qeveria mund të ndërmarrë edhe veprime (përfshirë edhe ndryshime të mundshme ligjore) me të cilat mund të zhvillohen instrumente të reja në kuadër të FKGK-së për të ndihmuar financimin dhe rimëkëmbjen e bizneseve. Këto instrumente do të mund të përfshinin subvencionimin e normave të interesit në kredi për bizneset ose kreditimin e drejtpërdrejtë të bizneseve nga FKGK pa interes dhe/ose me ‘grace’ periudhë të caktuar”, thotë Mehmeti.
Në fund, ai tregon se shtimi i kapitalit të FKGK-së nga ana e qeverisë do të mund të kontribuojë në financimin e më tepër bizneseve në krahasim me situatën kur qeveria financon bizneset në mënyrë të drejtpërdrejtë.
“Qeveria kursehet nga nevoja e ngritjes së kapaciteteve njerëzore për administrimin e një procesi kompleks të injektimit të drejtpërdrejtë të fondeve te bizneset. Përzgjedhja e bizneseve përfituese të ndihmës financiare nga Qeveria bazohet në ekspertizën financiare të FKGK-së dhe bankave komerciale, e cila është e domosdoshme për të siguruar arritjen e objektivave të një ndihme të tillë financiare”, shpjegon ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ngritja e çmimit të rrymës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve të tjera

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja