LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti me misionin e FMN-së: Sistemin bankar stabil dhe me rritje të vazhdueshme

Mehmeti me misionin e FMN-së: Sistemin bankar stabil dhe me rritje të vazhdueshme

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim misionin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Stephanie Eble, udhëheqëse e Misionit të FMN-së për Kosovë.

Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit me situatën aktuale në sistemin financiar të Kosovës, në përgjithësi dhe sistemin bankar, në veçanti, i cili vazhdon të jetë stabil dhe me rritje të vazhdueshme.


Mehmeti, i falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë Kosovës, dhe në veçanti Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në realizimin e detyrës së saj për nxitjen dhe mbajtjen e stabilitetit financiar, i cili është në vazhdimësi në rritje. /Telegrafi/