Në vazhdën e vizitave në vend-operacionet e FSK-së, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga zv-komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, kryetari komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma dhe deputeti Mirsad Shkreta, inspektoi sot njësinë e Kompanisë së Deminimit të FSK-së e angazhuar në operacionin e deminimit në zonën e fshatit Seçishtë të Hanit të Elezit.
Me këtë rast, ministri Mehaj u prit nga komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, nënkolonel Shpend Zogaj dhe përmes zv-komandantit të Kompanisë së Deminimit, kapiten Beslir Hoxhaj u njoftua me misionin, detyrat, strukturën organizative, personelin, pajisjet, trajnimet, si dhe ushtrimet dhe operacionet e përbashkëta vendore dhe ndërkombëtare.
Gjithashtu , ministri Mehaj u njoftua edhe me të arriturat e kompanisë si dhe shkallën e realizimit të operacionit, kushtet e operimit, kërkesat si dhe sfidat e njësisë gjatë zhvillimit të aktiviteteve profesionale që ndërlidhen me deminim dhe asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera dhe operacionit përkatës.
Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu vlerësimin e lartë me përgëzimin për detyrën e shenjtë në shpëtimin e jetërave, rezultatet kulminante të arritura deri më tani, shkallën e lartë të profesionalizimit dhe shkathtësive të demonstruara të pjesëtarëve të kompanisë së deminimit.
Ai siguroi se në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes do të ofroj të gjithë angazhimin, përkushtimin dhe mbështetjen maksimale për realizimin e suksesshëm të planit të njësisë në kuadër të operacioneve të tyre të deminimit dhe asgjësimit të mjeteve të pashpërthyera.
Ai në fund theksoi se, kompania e deminimit është aset i veçantë për sigurinë e vendit, por edhe potencial i madh për angazhim në operacionet e stabilitetit në misionet ndërkombëtare.
Operacionet e deminimit të FSK-së, përveç në fshatin Seçishtë, në të njëjtën periudhë janë duke u realizuar edhe në tri zona tjera si në Babaj Bokës të Gjakovës, Varosh dhe Parku i Lirisë së Ferizajit.
Që nga viti 2021, specialistët e deminimit dhe EOD-së së FSK-së kanë pastruar rreth 3.260.000 m2 dhe asgjësuar 9231 mjete eksplozive anembanë vendit, proces ky i cili planifikohet të përfundoj në vitin 2024.
Në fund të vizitës ministri Mehaj i shoqëruar nga kryetari Suma dhe delegacionet e tyre vendosi buxhet me lule në kompleksin memorial në varrezat e dëshmoreve të Hanit të Elezit në fshatin Pustenik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Të respektohet privatësia, mos spekuloni
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet
Moti gjatë kësaj jave - temperatura të ulëta dhe mundësi për ngrica dhe mjegull
Inaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet