LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: FSK-ja është e gatshme të reagojë në rast të emergjencës nga zjarret

Mehaj: FSK-ja është e gatshme të reagojë në rast të emergjencës nga zjarret

Ministri i Mbrojtjes, ArmenD Mehaj, njoftoi sot se për shkak të valës së madhe të nxehtit që ka përfshirë Kosovën, krahas gjithë Evropës, janë duke monitoruar, analizuar dhe vlerësuar situatën e krijuar.

Në një postim në Facebook, Mehaj shkroi se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së KosoVës, në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë dhe emergjencave, janë në gatishmëri të plotë për të reaguar.

“Në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes, për shkak të valës së madhe të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë, krahas gjithë Evropës, ju njoftoj se Ministria e Mbrojtjes nga autoritetit i saj, është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar”.


“Ministria e Mbrojtjes me FSK- në, në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë dhe emergjencave, është në gatishmëri të plotë për të reaguar”, tha ai.

Tutje, Mehaj apeloi te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhin gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret.

“Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denonconi në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm”.

“Kujdesi dhe vigjilenca nga ana juaj qytetarë të dashur është reagimi më efikas dhe më efektiv në situatën aktuale. Së bashku si gjithmonë tejkalojmë çdo sfidë!”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori