LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: Engjëjt tanë nga Down Syndrome Kosova na tregojnë gjithmonë se jeta është shumë më e madhe se vetja

Mehaj: Engjëjt tanë nga Down Syndrome Kosova na tregojnë gjithmonë se jeta është shumë më e madhe se vetja

Anëtarët e Down Syndrome Kosova së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë vizituar kazermën ushtarake të FSK-së.

Ministri Armend Mehaj ka thënë se kjo është një nga ditët më të mira, transmeton Telegrafi.

“Sot pata një nga ditët më të mira, kur së bashku me engjëjt tanë nga Down Syndrome Kosova, u bëmë bashkë në kazermë me ushtarakët e ushtaraket tona. Luajtëm bashkë, vallëzuam bashkë, kënduam e pikturuam së bashku dhe në fund edhe drekuam bashkë. Pikturat dhe performanca e tyre u shkëmbyen me mirënjohje të merituar për secilin”, thotë ai.


Mehaj ka shtuar tutje se “engjëjt tanë nga Down Syndrome Kosova na tregojnë gjithmonë se jeta është shumë më e madhe se vetja dhe na mësojnë kuptimin e vërtetë të dashurisë së pakushtëzuar”.

“Një nga gjërat që mësojmë çdo herë kur jemi mes këtyre engjëjve, është që të besojmë se ne, të gjithë ne, komunikojmë në heshtje, në energji e në dashuri që del nga zemrat tona. Kjo është dashuria për njëri-tjetrin pa dallim. Kjo është forca jonë e brendshme e cila në sinergji nuk ka asgjë që e mposhtë”, ka shtuar tutje ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Kronika e Zezë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave

Lajme
Vritet një person në Skenderaj

Vritet një person në Skenderaj

Kronika e Zezë
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Kalo në kategori