LAJMI I FUNDIT:

Mehaj dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it bisedojnë për gjendjen e sigurisë

Mehaj dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it bisedojnë për gjendjen e sigurisë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj ka takuar sot Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, gjeneral brigade John P. Maier, me të cilin ka diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend dhe rajon.

Mehaj, përmes një postimi në Faceboo, ka thënë se ishte vlerësim i përbashkët se situata e sigurisë në vend është e mirë, sikur edhe niveli i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe atij në nivelin e përgjithshëm institucional.


“Bashkëpunimi dhe koordinimi me KFOR-in vazhdon si gjithmonë në nivelin më të fortë. Ministria e Mbrojtjes ka fokusin e plotë në përmbushjen e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore të FSK-së në shërbim të sigurisë dhe stabilitetin në vend dhe rajon”, ka shtuar ai. /Telegrafi/