LAJMI I FUNDIT:

Meghan Markle mahnit me fustanin në intervistën me Oprah

Meghan Markle mahnit me fustanin në intervistën me Oprah

Kanë dal sekuencat e para të intervistës së Meghan Markle dhe Princit Harry me Oprah Winfrey – dhe për këtë rast, dukesha e Sussex sigurisht zgjodhi veshjen me kujdes.

Meghan veshi një fustan të zi i cili kushton 4700 dollarë nga Armani me një rrip në bel dhe qëndisje me gjethe. Zgjedhja e saj tashmë është shitur plotësisht, por mund të gjenden modele të ngjashme me atë të Markle.


Por cili është xhevahiri i vërtetë i kombinimit të Meghan? Byzylyku ​​i saj me diamant i hijshëm, që besohet të jetë një trashëgimi e Cartier-it dikur në pronësi të Princeshës Diana.

Rastësisht, nëna e ndjerë e Princit Harry 36-vjeçar duket të jetë një pikë kryesore në bisedën e intervistës së ardhshme; në një moment ku ai i thotë Winfrey, “Shqetësimi im më i madh ishte që historia të përsëritej”.

Intervista e Winfrey me Sussexes, gjatë së cilës çifti do të hapet për vendimin e tyre për të lënë familjen mbretërore dhe për të lëvizur në Kaliforni, do të transmetohet në një program special ekskluziv dy orësh të dielën, 7 Mars. /Telegrafi/