Meghan Markle dhe Princi Harry ishin ndër të ftuarit e shumtë në festën luksoze të 70-vjetorit të Kris Jenner, e mbajtur të shtunën në rezidencën 165 milionë dollarëshe (afërsisht rreth 153 milionë euro) të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Beverly Hills.

Festa kishte temë “James Bond”, një lojë fjalësh me numrin 007 dhe 70-vjetorin e menaxheres së famshme.


Çifti mbërriti dorë për dore, me Meghan që shkëlqente me një fustan elegant të zi me prerje të thellë, ndërsa Harry zgjodhi një smoking klasik dhe mbante një lulekuqe për nder të Ditës së Përkujtimit, shkruan DailyMail.

Në event morën pjesë rreth 300 të ftuar, përfshirë emra të mëdhenj të showbizit.

Kris u paraqit me një fustan të kuq pa rripa, ndërsa vajzat e saj Kim, Khloe, Kylie dhe Kendall e shoqëruan në mbrëmjen plot yje.

Kim mahniti me një fustan vjollcë mbretëror me detaje argjendi, vetëm pak ditë pasi kishte mbaruar provimin e jurisprudencës.

Në festë u panë gjithashtu Oprah Winfrey, Gayle King, Adele me bashkëshortin e saj Rich Paul, Sarah Paulson, Naomi Watts, Martha Stewart dhe Snoop Dogg.

Sipas burimeve, mbrëmja ishte private dhe pa kamera reality, megjithëse thashethemet flasin për një ceremoni të fshehtë martese mes Kris Jenner dhe partnerit të saj, Corey Gamble, pas 11 vitesh lidhje. /Telegrafi/