LAJMI I FUNDIT:

Megan Thee Stallion shkëlqen e veshur me një fustan super transparent

Megan Thee Stallion shkëlqen e veshur me një fustan super transparent

Të gjithë sytë ishin drejt trupit të Megan Thee Stallion në festën e “Sports Illustrated Swimsuit Issue”.

Ylli i cili bëri histori këtë vit si reperja e parë ndonjëherë për të pozuar në revistën e famshme – doli në tapetin e kuq e veshur me një fustan të Natalia Fedner i ndërtuar nga zinxhirë të endur plotësisht .


Stiluar me një tel të përshtatshëm prej argjendi, veshja e Megan kërkonte mbi 1,800 metra zinxhir për tu bërë, zbuloi dizajnerja në Instagram dhe ishte e endur me porosi për t’iu përshtatur linjave të reperes.

Fustani gjithashtu paraqiti një të çarë seksi të lartë në ijë, të mbajtur së bashku me fijet e kristalit Swarovski, të cilat përputheshin në mënyrë të përsosur me gurët në takat e Megan nga marka Dolce & Gabbana.

Shumë fansa duartrokitën reperen për shfaqjen e strijave të saj në fustanin e njëanshëm. “Është freskuese të shohësh një trup natyral”, shkroi një, ndërsa një tjetër shkroi: “Nuk ka nevojë për editim”. /Telegrafi/

/Telegrafi/