Megan Thee Stallion anulon performancën në Houston për shkak të tragjedisë që ndodhi në festivalin “Astroworld”

Megan Thee Stallion ka anuluar një koncert të ardhshëm në Houston për shkak të tragjedisë që ndodhi vetëm disa javë më parë në festivalin “Astroworld” të Travis Scott.
Qyteti i Texas mbeti i shkatërruar dhe i pikëlluar pasi në po të njëjtin festival mbetën të vdekur dhjetë persona e shumë të tjerë të plagosur.
Fituesja e ‘Grammy’ njoftoi se nuk do të performojë në një shfaqje të planifikuar më parë në mënyrë që të lërë qytetin ‘të shërohet’.

"Houston është ende duke u shëruar dhe është e rëndësishme që komunitetit tonë t'i jepet koha e duhur”, tha artistja, e cila është me origjinë nga Houston, për Fox Neës Digital. “Zemra ime është me të gjitha familjet që po vuajnë në këtë kohë të vështirë”.
Sipas The Houston Chronicle , Megan Thee Stallion do të ishte një nga të parat që do të performonte në 713 Music Hall.
Kjo nuk është ngjarja e parë live që u ndikua nga tragjedia. Një sërë koncertesh të tjera që u planifikuan nga 11-14 nëntor u anuluan në shenjë solidarizimi me viktimat e “Astroworld”.

Nuk ka ende asnjë informacion se kur do të dalin në shitje biletat.
Scott u ngjit në skenë më 5 nëntor në vendin e NRG Park ku mijëra fansa u mblodhën për ta dëgjuar atë dhe interpretuesit e tjerë. /Telegrafi/































































