Gazeta e përditshme çeke Sport i ka kushtuar rëndësi takimit eliminator të Kosovës ndaj Çekisë.

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Çekisë do të luajnë sot (e enjte) në mbrëmje përballjen e madhe të tyre për Euro 2020.


Dardanët janë mysafirë të Çekisë në takimin e shtatë të vlefshëm për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për Evropian.

Megjithatë, çekët kanë dalë të gjithë në motivim të kombëtares së tyre, në theks të veçantë edhe mediat.

Kosova Republika Ceke foto Ridvan Slivova 75 Festa e lojtarëve të Kosovës tek njëri gol (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

"Merreni atë [kualifikimin] në shtëpi!", është titulli i së përditshmes çeke Sport, i cili është i qartë në mesazhin e tij për Kombëtaren e tyre.

"Janë dy ndeshje para nesh, por pse të mos përdorim mundësinë e parë për t'u kualifikuar. Festoni në shtëpi!”, shkruan gjithashtu në gazetën Sport.

Ndryshe, takimi zhvillohet në Doosan Arena të Plzen me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/

sport cek

telegrafi sport app