LAJMI I FUNDIT:

Mediet serbe: Aleksandar Vuçiq e dërgon urgjentisht ministrin e tij në Moskë për t’u rehabilituar nga varësia e drogës

Mediet serbe: Aleksandar Vuçiq e dërgon urgjentisht ministrin e tij në Moskë për t’u rehabilituar nga varësia e drogës

Avokati serb Nikola Lakiq ka njoftuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në mbledhjen e fundit e qeverisë aktuale e dërgoi një ministër në një klinikë të Moskës për t’u rehabilituar nga varësia e drogës.

Lakiq, i cili më parë ishte pjesë e Partisë Popullore dhe anëtar i ekipit të Zdravko Ponoshit në zgjedhjet e fundit presidenciale, thekson se “Serbia është i vetmi vend në botë” ku ndodhin gjëra të tilla.

“Serbia është i vetmi vend në botë që ka një ministër me moral fanatik, të cilin presidenti i vendit e dërgoi urgjentisht në Moskë dy ditë më parë, në një klinikë të njohur për t’u rehabilituar nga varësia e drogës. Çmenduri e vërtet”, ka shkruar Lakiq në Twitter.


Ditë më parë ishte raportuar nga zyrtarët rusë se ministri serb i Punëve të Brendshme Aleksandar Vulin do të takohet në Moskë me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.

Sipas komunikatës të ministrisë që udhëheq Vulin, ai ia ka kujtuar Lavrovit se Serbia “nuk e harron vëllazërinë” dhe se nuk ka pranuar t’i vë sanksione Rusisë.

Vulin e ka quajtur Lavrovin mik të sinqertë të serbëve duke i shprehur mirënjohje për “respektimin e vazhdueshëm të sovranitetit dhe integritetit të Serbisë dhe mosnjohjen e Kosovës”.

Avokati rus zbulon lojën e spiunazhit të Aleksandar Vulinit me Moskën
Lexo po ashtu Avokati rus zbulon lojën e spiunazhit të Aleksandar Vulinit me Moskën

Kujtojmë se, Serbia u ka rezistuar deri më tash thirrjeve e presioneve nga Perëndimi për t’i vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë. Aktualisht, është ndër shtetet e vetme në Evropë që nuk e ka bërë këtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori