Shqipëria është pjesë e destinacioneve që duhet të vizitohen gjatë 2019 në listat e mediave dhe blogjeve të huaja të udhëtimit.
Në harkun kohor të 7 ditëve, “Lonely Planet”, “Who” dhe ” Il sole 24 ore” i kanë kushtuar Shqipërisë artikuj që e përshkruajnë atë si vendi me bukuri marramendëse natyrore, me histori e tradita për t’u njohur, me mikpritjen dhe buzëqeshjen për të mos u humbur.
Një shkrim i veçantë i kushtohet dhe agroturizmit, një atraksion i shtuar që po zhvillohet falë investimeve dhe politikave zhvilluese të qeverisë.
Lonely Planet: Shkoni dhe shikoni Shqipërinë e paeksploruar!
”Turistët që e duan kulturën autentike dhe ushqimin vendas, së shpejti do të kenë një mundësi për të zgjedhur një shumëllojshmëri vendesh në Shqipëri dhe, për më tepër, për t’i shijuar të dyja këto karakteristika së bashku. Nga data 8 deri më 10 maj, një koleksion prej gjashtë fermash të reja agroturizmi do t’u hapin dyert vizitorëve për një tërheqje turistike triditore në fshatrat e bukur dhe malorë të vendit.
Si pjesë e projektit “AgroTourism Albania”,kjo tërheqje turistike do të fokusojë fermat që kanë punuar shumë për të zhvendosur aftësitë e tyre nga bujqësia në turizëm duke ofruar eksperienca autentike, ushqime të shkëlqyera, kurse gatimi dhe akomodim në bujtina, të gjitha këto duke e parë Shqipërinë në shijen e saj natyrale”.
“Il Sole 24 ore”: Shqipëria, destinacioni i dëshiruar në çdo stinë!
”Me 300 ditë me diell në vit, Shqipëria paraqitet si destinacion i dëshiruar në të gjitha stinët “Në të vërtetë, pa nxehtësinë e verës, mund t’i vlerësoni më mirë qytetet në brendësi të vendit dhe zonat arkeologjike me të cilat është i mbushur Vendi i Shqiponjave…. Ajo që perceptohet sot është një dëshirë e madhe për të promovuar bukuritë dhe vlerat kombëtare përmes turizmit, para së gjithash mikpritjen dhe bujarinë”.
“WHO”: Shqipëria, ndër vendet më të mira për një verë Europiane
“Mund të mos jetë e njohur si vendet e tjera, por ky vend i bukur në jug të Europës meriton të njihet si një nga destinacionet që nuk duhet humbur për vitin 2019. Më ekonomike se Greqia dhe Kroacia, Shqipëria ka peizazhe të jashtëzakonshme malore, plazhe dhe qytete pa turma. Fshati i vogël i Ksamilit, përgjatë bregut jugor shqiptar pranë Sarandës dhe Korfuzit, ka disa nga plazhet më spektakolare të Europës, një bollëk të peshkut të freskët dhe ndodhet në distancë të shkurtër prej dy vendeve të ndryshme të trashëgimisë UNESCO: Butrinti dhe Gjirokastra “.
The feeling remains: Vizitojeni menjëherë Shqipërinë!
”Qëndrova në Shqipëri për gati dy muaj sepse ky vend është fantastik dhe njerëzit këtu janë shumë të sjellshëm dhe të ndihmojnë! Për më tepër, Shqipëria është jashtëzakonisht e bukur! Ky vend është bërë një prej vendeve të mia të preferuara dhe është një destinacion ku sigurisht që do të kthehem. Provojeni vetë para se të tjerët të kuptojnë se sa magjik dhe i paprekur është ky vend”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë