LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Zgjedhje të jashtëzakonshme në shtator në Serbi, Vuçiq i gatshëm të shkojë në opozitë

Mediat serbe: Zgjedhje të jashtëzakonshme në shtator në Serbi, Vuçiq i gatshëm të shkojë në opozitë

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi mund të mbahen në shtator, raportojnë mediat serbe nga burimet brenda Partisë në pushtet SNS.

E ky lajm vjen në kohën kur lideri i kësaj partie dhe njëherit presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbajti një fjalim të ashpër në mbledhjen e kësaj partie, transmeton Telegrafi.

“Më mirë të shkojmë në opozitë sesa interesat partiake dhe private ta udhëheqin shtetin. Jam i gatshëm të shkojë në zgjedhje si kandidat për kryeministër, por nuk dorëzohem para shantazheve”, tha Vuçiq.


Një aludim i një ndryshimi të plotë në panoramën aktuale politike në Serbi, është bërë gjatë përmbledhjes së seancës së fundit të Kuvendit Kombëtar kushtuar Kosovës.

Vuçiq tha se SNS ishte partia e vetme që mbrojti interesat shtetërore dhe se kishte popullin me vete.

Ai gjithashtu theksoi se “është lodhur nga njerëzit e korruptuar që donin të pasuroheshin në kurriz të partisë, shpesh duke u thirrur në emër të tij për të kryer punë të dyshimta, e sa herë që u duhej të luftonin për vendin dhe popullin, ata ishin të parët që ia kthenin shpinën”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori