LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe për Asociacionin: Haradinaj do të duhet ta “gëlltisë bretkosën e madhe”!

Mediat serbe për Asociacionin: Haradinaj do të duhet ta “gëlltisë bretkosën e madhe”!

Pavarësisht premtimeve të tij gjatë fushatës zgjedhore se ai nuk do të lejojë krijimin e Komunitetit të Komunave Serbe, kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të duhet të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Brukselit.

Kështu së paku shkruan mediumi serb Blic.rs, përcjell Telegrafi, sipas të cilit për këtë insiston edhe BE-ja, por edhe Lista Serbe, e cila “i siguroi Haradinajt ulësen e kryeministrit”.


“Kryeministri i ri i Kosovës, i cili para zgjedhjeve në mënyrë eksplicite kundërshtoi krijimin e Asociacionit, nuk ka folur për këtë çështje pasi ai iu dha detyra më e lartë. Megjithatë, ai tha se do të fliste me serbët nga Kosova, por gjithashtu tha se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë”, shkruan ky medium.

Gjithashtu, sipas Blic.rs, mediat gjermane, në artikujt e parë të botuar pas emërimit të tij, deklaruan se Ramush Haradinaj duhet së pari të “gëlltisë një bretkosë të madhe” dhe të njohë Komunitetin e Komunave Serbe në Kosovë, i cili ” sikurse Republika Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, do të bëhet shtet brenda shtetit”.

Stefan Surliq, analist, mendon se shqiptarët në Kosovë kanë frikë nga Asociacioni i Komunave Serbe, sepse ata besojnë se mund të ndodhë separatizmi.

“Ata kanë frikë se AKS do të bëhet një entitet apo republikë, që do të bëhet një Republika Srpska e re. Kjo, megjithatë, nuk qëndron, sepse kjo shoqatë ka praktikisht vetëm një funksion mbikëqyrës dhe që respekton të drejtat e garantuara të serbëve”, ka thënë Surliq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori