LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Millosheviqi ishte agjent i CIA-s, ai kishte marrë rrogë nga kjo agjenci! (Video)

Mediat serbe: Millosheviqi ishte agjent i CIA-s, ai kishte marrë rrogë nga kjo agjenci! (Video)

Sllobodan Milloseviq, ish-president i Republikës Federale të Jugosllavisë, është konsideruar gjithmonë të jetë një figurë e diskutabile-e dyshimtë.

Rreth karakterit dha aktiviteteve të tij ka pasur gjithmonë shumë polemika, por ajo që është e njohur është se ai nuk ishte i “preferuari” i Perëndimit.

Megjithatë, në një artikull të publikuar së fundmi nga mediat serbe, përcjell Telegrafi, në të cilën është përfshirë edhe një “video ilustruese” pretendohet se tregohet “bashkëpunimi i tij me Shtetet e Bashkuara”.


Madje, po sipas medieve serbe, “sipas dokumenteve dhe të dhënave të CIA-s, ai ishte në listën e pagave të kësaj agjencie, dhe kjo të bën të mendosh se ai ishte agjent i tyre”.

Sigurisht, siç shkruajnë më tej mediat serbe, ai në këtë histori nuk është i vetëm.

“E tëra filloi pasi CIA censuroi raportet e veta, e një ish-agjent kishte cituar listën e tërë të emrave për të cilët pretendon se ata ishin agjentë të CIA-s. Ajo që është më interesante është fakti se ish-agjenti i CIA-s, Robert Ber, në vitin 2013 publikisht tha se Millosheviqi ishte vendosur në listën e pagave të agjencisë. Ai nuk u ndal, por në të gjithë historinë e futi edhe Stjepan Mesiqin, Franjo Tuxhmanin, Alija Izetbegoviqin dhe Radovan Karaxhiqin, dhe deklaroi se ata ishin agjentë të CIA-s”, shkruajnë mediat serbe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Serbia
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Kalo në kategori