Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka refuzuar të shkojë në Beograd për të marrë pjesë në festivalin “Mirëdita, Dobar Dan” në Beograd, pasi që autoritetet serbe nuk i kanë përcjellje dhe siguri.
Kështu raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta duke iu referuar burimeve diplomatike, transmeton Klan Kosova.
Ishte paralajmëruar që ish-presidentja e Kosovës të merrte pjesë në festivalin “Mirëdita, dobar dan”, i cili po mbahet në Beograd, për të promovuar librin “Dua të dëgjohem: Libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë”.
Promovimi është paraparë të bëhet në Qendrën për Dekontaminimin Kulturor.
Festivali ka nisur të mërkurën mbrëma, më 31 maj, dhe është penguar përkohësisht nga 20 pjesëtarë të lëvizjes ekstreme djathtiste “Zavetnici”.
Edhe të enjten në mbrëmje, një grup prej disa dhjetëra pjesëtarësh të kësaj lëvizjeje, kanë bërë përpjekje për të penguar rrjedhën e festivalit.
Në ndërkohë, Drejtoresha e i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Anita Mitiq ka thënë se ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga “është shumë e gatshme për të shkuar në Beograd”.
“Jahjaga është shumë e gatshme që të vijë në Beograd, dhe ka ardhur deri tek ajo që ne e kemi kuptuar si ndalesë për hyrje në Serbi, jemi duke punuar në atë drejtim që ajo të vie”, ka deklaruar Mitiq.
Ajo gjithashtu tha se organizatorët e festivalit janë ende duke punuar në shkuarjen e Jahjagës në Beograd dhe se “ekzistojnë gjasa të mëdha që ajo të jetë aty”, transmeton Klan Kosova.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë