Nëse do të gjykohet nga zhvillimet e fundit Beograd-Prishtinë, duket se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka ndërmend të ndalet.
Kështu e fillon shkrimin mediumi serb, Blic.rs, sipas të cilit, një nga gjërat e fundit që dëshmon pikërisht për këtë është marrëveshja e tij gjithëpërfshirëse midis Serbisë dhe Kosovës, të cilën ky medium e quan si “një listë e dëshirave” të tij.
Dhe për këto “dëshira”, shkruan ky medium, përcjell Telegrafi, megjithatë, kryeministri Haradinaj ka vënë edhe një çmim jo të vogël.
Në planin e tij, shkruan tutje blic.rs, në mënyrë ekstreme mund të konkludohet se qëllimi i tij (Haradinajt) është vetëm një – për të dërguar Serbinë “drejt poshtërimit dhe kapitullimit total”.
“Në njërën anë Serbisë dhe komunitetit serb në Kosovë nuk i është ofruar asgjë, shteti ynë jo vetëm që duhet pa kushte të njohë Kosovën dhe t’i lejojë asaj një vend në Kombet e Bashkuara dhe të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare, por do të duhet ta mbështesë atë nëpërmjet reparacioneve të shumta që datojnë edhe nga koha e RSFJ-së”, shkruan mediumi serb.
“Në dokumentin e hartuar nga Haradinaj thuhet se ai kërkon kompensimin e dëmeve të luftës, pensionet e papaguara, kursimet që shqiptarët kishin në bankat e ish- Jugosllavisë, por edhe të tjera. Ndërsa askush, as në Beograd ose në Prishtinë me siguri nuk mund të pretendojnë për çfarë mund të jetë një shumë e tillë. Por, shqiptarët nga Kosova me sa duket nuk kanë hyrë të papërgatitur për këto kërkesa. Kjo është, në fakt, rreth 22 miliardë euro dhe kjo shumë vlen vetëm për dëme të caktuara, të cilat Kosova i ka pësuar nga viti 1989 deri në vitin 1999, pikërisht gjatë periudhës së sanksioneve, për të cilat faji i vihet Serbisë”, shkruan ndër të tjera mediumi serb. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi