LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Ambasadori rus nesër ia dorëzon Vuçiqit mesazhin urgjent të Putinit për Kosovën

Mediat serbe: Ambasadori rus nesër ia dorëzon Vuçiqit mesazhin urgjent të Putinit për Kosovën

Ambasadori i ri i Rusisë në Serbi, Aleksander Botsan-Kharchenko, nesër do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit do t’ia dorëzojë një mesazh të presidentit rus Vladimir Putin, që ka të bëjë me Kosovën.

Ambasadori rus, siç njofton gazeta serbe “Blic”, të hënën për herë të parë do ta takojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Duke u thirrur në burime diplomatike, gazeta serbe shkruan se “Kharchenko do t’ia dorëzojë Vuçiqit një porosi urgjente të presidentit rus Vladimir Putin”.


“Mesazhi ka të bëjë me Kosovën”, shkruan gazeta.

Nga fillimi i karrierës së tij diplomatike, ambasadori i ri rus Kharchenko ka qenë i përfshirë në proceset diplomatike që kishin të bëjnë me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, kurse më vonë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori