LAJMI I FUNDIT:

Mediat pro-qeveritare turke: Kurdët shkaktar të zjarreve në Turqi

Mediat pro-qeveritare turke: Kurdët shkaktar të zjarreve në Turqi

Zjarri, i cili njëkohësisht preku disa nga vendpushimet verore më ekskluzive në Turqi, është vënë kryesisht nën kontroll.

Mediat pro-qeveritare turke spekulojnë se zjarrin po e shkaktojnë mbështetësit e Partisë Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

PKK nuk është akuzuar zyrtarisht, por në rrjetet sociale po qarkullojnë spekulime se kurdët mund të jenë prapa zjarrvënies, përmes Iniciativës Fëmijët e Zjarrit, anëtarët dhe mbështetësit e së cilës mirëpritën zjarret në Twitter.


PKK “ka një traditë të gjatë të ndezjes së zjarreve në pyje si një lloj hakmarrje ndaj Turqisë, dhe në ato incidente dhjetëra mijëra njerëz vdiqën dhe natyra u shkatërrua,” shkruan gazeta turke dailysabah . Agjencia private e lajmeve DHA gjithashtu thekson se dy fëmijë të moshës tetë dhe dhjetë vjeç pranuan se “ata aksidentalisht ndezën njërin nga zjarret duke djegur librat e tyre”.

Heroi që humbi jetën në Turqi, ndihmoi zjarrfikësit dhe humbi jetën nga zjarri
Lexo po ashtu Heroi që humbi jetën në Turqi, ndihmoi zjarrfikësit dhe humbi jetën nga zjarri

Shumica e zjarreve pyjorë në Turqi tani janë nën kontroll, ndërsa zonat në perëndim të vendit janë ende nën zjarr, thanë zyrtarët turq, duke njoftuar një hetim mbi shkaqet e zjarreve.

Dëmi më i madh u shkaktua rreth qyteteve të vendosura në rajonet e Antalia dhe Mugla, ku zjarri kërcënoi vendpushimet verore të njohura. Rajonet jugore të Mersin, Adana dhe Osmania u prekën gjithashtu nga zjarri.

Ndryshe, katër persona janë vrarë nga zjarret deri më tani në shtetin turk. /Telegrafi/

https://twitter.com/MineKonan/status/1421213476316459008

https://twitter.com/cinar_bahattin/status/1421197495359741958

Në trend Botë

Më shumë
Nga Gaza te Shqipëria: Lista me 25 vendet e rrezikuara për vitin 2025

Nga Gaza te Shqipëria: Lista me 25 vendet e rrezikuara për vitin 2025

Botë
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit

Evropa
Vullkani i dytë më i madh i Islandës po 'përgatitet për shpërthim' - duke shkaktuar frikë nga kaosi i udhëtimeve nëpër Evropë

Vullkani i dytë më i madh i Islandës po 'përgatitet për shpërthim' - duke shkaktuar frikë nga kaosi i udhëtimeve nëpër Evropë

Evropa
Disa orë pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim - Izraeli vret 77 palestinezë, duke përfshirë 21 fëmijë dhe 25 gra

Disa orë pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim - Izraeli vret 77 palestinezë, duke përfshirë 21 fëmijë dhe 25 gra

Azia
Franca mbajti stërvitje sekrete për dërgimin e trupave në Ukrainë

Franca mbajti stërvitje sekrete për dërgimin e trupave në Ukrainë

Evropa
“Kështjella Davos”: Ushtarët bëjnë përgatitjet e fundit përpara mbledhjes vjetore të elitës ndërkombëtare në resortin zviceran

“Kështjella Davos”: Ushtarët bëjnë përgatitjet e fundit përpara mbledhjes vjetore të elitës ndërkombëtare në resortin zviceran

Botë
Kalo në kategori