LAJMI I FUNDIT:

Mediat në Maqedoni, përfshi ato shqiptare, donatorë të mëdhenj të partive politike (Video)

Mediat në Maqedoni, përfshi ato shqiptare, donatorë të mëdhenj të partive politike (Video)

Prokuroria Speciale Publike (PSP) është duke hetuar disa media në Maqedoni të cilat kanë dhënë shuma të majme për partitë politike gjatë fushatave zgjedhore të mëhershme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas hulumtimit të përgatitur nga Nova Tv, janë duke u hetuar media që kanë lidhje me OBRM-PDUKM-në, LSDM-në dhe BDI-në, ndërkaq bëhet fjalë për 4.5 milionë euro. Më shumë donatorë ka patur OBRM-PDUKM-ja.

Nga të dhënat del se OBRM-PDUKM-ja ka marrë 3.648.000 euro donacione në vitin 2011 dhe 642.000 mijë euro në vitin 2013, kurse në vitin 2014 ka marrë 145.000 mijë euro. Donatorë më të mëdhej një këto zgjedhje kanë qenë Tv Sitel, Kanal 5 dhe Media Print Maqedonia.


Për LSDM-në në vitin 2011, Tv A1 ka dhuruar 90 mijë euro. Në vitin 2013, LSDM-ja ka marrë vetëm 690 euro nga firma Trendolend. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, LSDM-ja ka marrë 26.700 euro nga 24Vesti, Telma, Slloboden Peçat dhe disa media jo shumë të njohura.

Ndërkaq, BDi në vitin 2014 ka marrë 14.000 euro donacione nga Tv Uskana dhe Tv Koha.

Gjorge Ivanov në fushatën e tij zgjedhore në vitin 2014 ka marrë 48 mijë euro nga 38 media të ndryshme përfshirë media shqipare si Tv Koha, Tv Era dhe Tv Uskana. Kundërkandidati i tij, Stevo Pendarovski ka marrë 90 mijë euro donacione nga pesë media të ndryshme. Iljaz Halimi ka marrë 3200 euro donacion nga Tv Koha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori