LAJMI I FUNDIT:

Mediat kroate ‘çmenden’ për humbjen e Dinamo Zagrebit: E quajnë turp të rëndë

Mediat kroate ‘çmenden’ për humbjen e Dinamo Zagrebit: E quajnë turp të rëndë

Ballkani ka marr fitore të madhe ndaj Dinamo Zagreb me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Almir Kryeziu dhe Wahid Hamidi ishin ata që i shënuan golat në këtë fitore historike të futbollit tonë.

Kjo humbje nuk është pritur aspak mirë nga mediat kroate që ishin në numër të madh të pranishme në “Fadil Vokrri”.


Ueb faqja “24sata.hr” ka shkruar:  “Turpërim në Kosovë: Dinamo pa asnjë plumb të gjuajtur humbi nga Ballkani në Ligën e Konferencës”.

Sipas tyre Dinamo Zagrebi as për së afërmi nuk e vërtetoi statusin e favoritit që e kishte para ndeshjes ndaj Ballkanit.

Edhe ueb faqja tjetër kroate “Index.hr” e ka vlerësuar të turpshme humbjen e Dinamos.

“Ballkani – Dinamo 2:0, një nga humbjet më të turpshme evropiane të Dinamos”.

Krejt në fund më të ashpër ishin Vecernji që e konsideruan Dinamo katastrofale.

“Dinamo katastrofike përjetoi një turp të rëndë në Kosovë, u mund nga lojtarë anonimë të futbollit”, shkruan kjo ueb faqe.

Ballkani me këtë fitore ka 3 pikë, aq sa Dinamo Zagrebi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Kalo në kategori