Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Evropian dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse.
Shqipëria ndodhet në Grupin B ose thënë ndryshe në “Grupin e Ferrit” së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Mediat italiane kanë përzgjedhur “yllin” e secilës prej katër kombëtareve në fjalë në prag të nisjes së Euro 2024.
Ylli i Shqipërisë
Lojtari më i rëndësishëm për Shqipërinë, sipas mediave italiane është sulmuesi Armando Broja. Pavarësisht se nuk kaloi një sezon të mirë mes Chelseat dhe Fulhamit në Ligën Premier, trajneri Sylvinho e mori Brojën në Evropian për të arritur sukses në një grup ku Shqipëria konsiderohet si “Hirushja”. Lëndimin që pësoi në ligament nuk e lejoi Brojën të merrte pjesë në fazën kualifikuese të Euro 2024, ndërsa rikthimi në fushë pas dëmtimit nuk ishte emocionues dhe menaxhimi në grup nuk ishte shumë i thjeshtë. Pavarësisht kësaj, ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për të mos qenë në qendër të projektit të Shqipërisë dhe Sylvinhos. Madje në Itali ai është duke u ndjekur me shumë interes nga Milan dhe ndoshta e ardhmja e sulmuesit shqiptar mund të jetë në Serie A, me “kuqezinjtë”.
Ylli i Italisë
Lojtari më i mirë i Italisë konsiderohet portieri Gianluigi Donnarumma, i cili prej vitesh është një nga portierët më të mirë në botë dhe vjen në Euro 2024 nga një sezon i shkëlqyer në Francë me fanellën e Paris Saint-Germain. 25 vjeç, ai tashmë ka bërë më shumë se 60 paraqitje për Kombëtaren dhe do të shfaqet në Gjermani me shiritin e kapitenit në krah.
Ylli i Spanjës
Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri do të drejtojë Spanjën në një kampionat europian që i sheh “furitë e kuqe” shumë në formë. Ai është ndër liderët e Cityt të Guardiolës dhe ka fituar gjithçka me skuadrën e Manchesterit në vitet e fundit. Ndër sukseset e tij të shumta, një Ligë të Kampionëve e fituar si protagonist. Një vit më parë ishte ai që shënoi golin e fitores ndaj Interit në finale.
Ylli i Kroacisë
Shumë menduan se ai do të tërhiqej nga Kombëtarja pas Botërorit Katar 2022, ku Krocia u rendit në vend të tretë, por në vend të kësaj, Luka Modric, futbollisti më i mirë në historinë e futbollit kroat, është ende në qendër të projektit të skuadrës së vendit të tij. 174 paraqitje për ekipin e tij kombëtar, gjashtë fitore në Champions League me Real Madrid, karriera e tij është histori më vete”./Super Sport
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës