LAJMI I FUNDIT:

Mediat greke shkruajnë për skenarët e mundshëm pas referendumit në Maqedoni

Mediat greke shkruajnë për skenarët e mundshëm pas referendumit në Maqedoni

Ky vit do të përfundojë pa pasur nevojë pala greke të bëjë absolutisht kurrfarë hapi, shkruan gazeta greke “Kathimerini” në analizën në prag të referendumit në Maqedoni.

Siç njofton AIM, gazeta greke shkruan se “referendumi më 30 shtator në IRJM për miratim (ose jo) të marrëveshjes së Prespës, në Athinë ndiqet me dy skenarë bazë.

Në rast se marrëveshja hidhet poshtë “Kathimerini” shkruan se Zoran Zaev nuk mund ta bëjë hapin e ardhshëm edhe krahas faktit që referendumi ka karakter konsultativ.


Skenarin e dytë, të cilën e analizon gazeta është epilogu pozitiv dhe miratimi i marrëveshjes, pas së cilës mund të vijojë procesi i revizionit kushtetues “që mund të zgjasë edhe deri në tre muaj”.

“Në bazë të pozicionit të deritanishëm negativ të opozitës nacionaliste OBRM-PDUKM, nuk është e sigurt nëse suksesi i referendumit do t’ua ndryshojë mendjen deputetëve të partisë që ta miratojnë ndryshimin e Kushtetutës. Në këtë rast, Zaev do ta çojë IRJM-në në zgjedhje të parakohshme me qëllim që ta rrisë shumicën parlamentare dhe për ta shtypur OBRM-PDUKM-në. Pra, viti 2018 do të kalojë pa pasur nevojë pala greke të bëjë absolutisht asgjë, shkruan “Kathimerini”.

Sipas gazetës, partnerët ndërkombëtar të Athinës, konsiderojnë se zgjedhjet e mundshme të parakohshme në Greqi mund ta çojnë marrëveshjen në qorrsokak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Politikë
Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Lajme
Kalo në kategori