LAJMI I FUNDIT:

Media ruse: Dokumentet e çështjes penale tregojnë se helmimi i Alexei Navalnyt kishte lidhje me agjentët e FSB-së

Media ruse: Dokumentet e çështjes penale tregojnë se helmimi i Alexei Navalnyt kishte lidhje me agjentët e FSB-së

Gazeta ruse The Insider në partneritet me Bellingcat kanë publikuar dokumente nga një çështje penale që duket se vërtetojnë se të dhënat e përdorura në hetimin e tyre të përbashkët për helmimin me Novichok të kritikut të Kremlinit, Alexey Navalny janë të dhëna legjitime të agjentëve të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB).

Reklama

Siç raporton media ruse Meduza, dokumentet në fjalë kanë të bëjnë me një çështje penale lidhur me marrjen e paligjshme të të dhënave nga operatorët rusë të telefonisë mobile, veçanërisht të dhënat e thirrjeve telefonike të helmuesve të dyshuar të Navalnyt.

Ekstraktet përfshijnë emrat e agjentëve të FSB-së, të cilëve u janë publikuar të dhënat e tyre. Madje, siç citon The Insider kjo i referohet drejtpërdrejt raportit hulumtues të gazetarëve, duke përmendur datën e publikimit të tij.

“Më 14 dhjetor 2020, disa medie publikuan fotografitë dhe të dhënat e oficerëve të FSB-së ruse, të dyshuar të përfshirë në të ashtuquajturin ‘helmim’ i figurës publike dhe politike ruse Alexei Navalny”, thuhet në dokument.

Më tej theksohet se “është e mundur të konstatohet identiteti i oficerëve, detajet e lidhjeve të tyre, numrat e biletave që përdornin dhe vendndodhja e stacioneve, me anë të marrjes së paligjshme të informacionit nga kompanitë e telekomunikacionit MTS dhe MegaFon”.

“Pasi është nisur çështja penale, FSB dhe Komiteti rus i Hetimeve konfirmuan se detajet e oficerëve të FSB-së të publikuara nga The Insider dhe Bellingcat, të cilat u bë një nga provat më të rëndësishme të përfshirjes së tyre në helmim, janë autentike, dhe se ato nuk janë marrë nga ‘shërbimet speciale amerikane’, siç tha Vladimir Putin në një konferencë shtypi në dhjetor 2020, por nga operatorë rusë të telefonisë mobile”, citon The Insider.

Pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB) të përfshirë në helmimin e Alexei Navalny me Novichok - plani kishte filluar që nga viti 2017
Lexo po ashtu Pjesëtarët e Shërbimit Sekret të Rusisë (FSB) të përfshirë në helmimin e Alexei Navalny me Novichok - plani kishte filluar që nga viti 2017

Më 1 nëntor, është raportuar se në Moskë janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin marrë në mënyrë të paligjshme regjistrime e thirrjeve telefonike që dyshohet se ishin përdorur në një hulumtim gazetaresk për helmimin e Navlanyt. Sipas një burimi të TASS, tre të dyshuarit e kanë pranuar fajin.

Hetimi i përbashkët për helmimin e Navalnyt u publikua në dhjetor të 2020-së. Ai implikoi një grup të agjentëve të FSB-së në tentativën për të vrarë udhëheqësin e opozitës, bazuar në të dhënat e telefonisë mobile, të cilat treguan se këta agjentë për vite me radhë kishin pasur nën vëzhgim Navalnyn. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Fillimisht shtien me pushkë automatike dhe më pas aktivizuan jelekun me eksploziv – pamje nga sulmi terrorist në Ankara

Fillimisht shtien me pushkë automatike dhe më pas aktivizuan jelekun me eksploziv – pamje nga sulmi terrorist në Ankara

Turqia
Publikohen pamjet e shpërthimit në Ankara, dy persona kryen sulm me bombë

Publikohen pamjet e shpërthimit në Ankara, dy persona kryen sulm me bombë

Turqia
SHBA shmangu për një “fije” mbylljen e qeverisë

SHBA shmangu për një “fije” mbylljen e qeverisë

Amerika
Inicialet

Inicialet "SRB" vendosen në ambasadën e Kosovës në Kroaci, reagon deputetja shqiptare Lekaj-Përlaskaj

Kroacia
Sulm me bombë para Parlamentit turk, njëri prej sulmuesve hidhet në erë – tjetri neutralizohet nga policia

Sulm me bombë para Parlamentit turk, njëri prej sulmuesve hidhet në erë – tjetri neutralizohet nga policia

Turqia
Njësia e operatorëve të dronëve ukrainas që nuk po i lë “askund” vend ushtrisë së Vladimir Putinit

Njësia e operatorëve të dronëve ukrainas që nuk po i lë “askund” vend ushtrisë së Vladimir Putinit

Evropa
Kalo në kategori