LAJMI I FUNDIT:

Me ushtrime të tepruara dëmtohet dukja

Me ushtrime të tepruara dëmtohet dukja

Madonna, Sarah Jessica Parker dhe Renee Zellweger bëjnë pjesë në grupin e personave të varur nga ushtrimet, të cilat e kanë tepruar me këtë varshmëri, dhe në vend se të përmirësojnë dukjen e tyre, ato janë shndërruar në femra muskulore me mungesë feminiteti.

Ato janë disa nga viktimat e para të kësaj varshmërie e cila është legale, por e cila dukshëm shëmton dukjen. Maddona është udhëheqësja e këtij trendi të ri që përbëhet nga ushtrimet e lodhshme, rezultatet e së cilës janë të frikshme. Ushtrimi i vazhdueshëm ua ka theksuar muskujt dhe enët e gjakut, të cilat do të dukeshin mirë te bodybuilderët, mirëpo duken shumë keq te femrat e bukura me makijazh të natës.

Madonnën, e cila këtë vit do ta festojë ditëlindjen e pesëdhjetë, frika nga plakja e ka shtyrë drejt ushtrimeve të pandalshme me orë të tëra: Tri orë joga, pastaj ushtrime me lëvizje të pjesëve të trupit, dhe krejt këto para dite; Pas tyre vjen pjesa e tretë e ushtrimeve e përbërë nga kombinimi i karatesë, ngritje e peshave, vrapim, notim, vozitje të biçikletës dhe nganjëherë kalërim.

Një tjetër e famshme e varur nga ushtrimet është Renee Zellweger, e cila në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oskar është paraqitur me një fustan të çelë, ku i shiheshin duart muskulore me vena të spikatura, si dhe supet e ngritura. E dikurshmja Bridget Jones, e bukur dhe simpatike, është shndërruar në eshtra, lëkurë, muskuj dhe enë gjaku.
Renee e ka fituar këtë pamje duke marrë ushqim makrobiotik, të përbërë nga peshqit, orizi dhe perimet, si dhe nga ushtrimet ditore të lodhshme. Përveç kësaj aktorja e famshme zakonisht vrapon, del në kamping dhe noton.
“Argëtohem kur ushtroj dhe më pëlqejnë ushtrimet të cila më djersitin. Dua të vrapoj se atëherë jam vetëm me mendimet e mia dhe më jepet mundësia që t’i zhduk frustrimet”, ka thënë Renee. Mirëpo sipas fotografive të fundit rezultati i tyre është i frikshëm.

Ushtrimeve u është tekur edhe ikona e modës Sarah Jessica Parker, e cila nuk e ka pranuar publikisht. Edhe pse pamja e saj tregon qartë për ushtrime të vazhdueshme, Sarah ka thënë se më mirë do të dilte për një darkë sesa të ushtronte. Megjithëse ka një figurë shumë të mirë të trupit, në fustanet e natës i vërehen muskujt dhe enët e gjakut nëpër ekstremitete. Ushtrimet e saja përfshijnë vrapimin, ngjitja nëpër shkallë dhe joga. Këto ushtrime e kanë bërë Sarah të duket e moshuar dhe e lodhshme.

Në trend Stil

Më shumë
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Thënie nga Leo Tolstoy për t’i eksploruar të gjitha aspektet e jetës

Thënie nga Leo Tolstoy për t’i eksploruar të gjitha aspektet e jetës

Këshilla Lifestyle
A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?

Lifestyle
Ky vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt

Ky vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt

Udhëpërshkrime
Mënyra të thjeshta për të shkrirë dhjamin e barkut pa ushtrime

Mënyra të thjeshta për të shkrirë dhjamin e barkut pa ushtrime

Stil
Kalo në kategori