Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi të reja të publikuara në rrjete sociale, ku ka zbuluar paraqitjen e saj për mbrëmjen e frikshme të Halloween-it.

Në natën e 31 tetorit, këngëtarja u shfaq e transformuar në Wanda Maximoff (Scarlet Witch), një nga personazhet më të dashura të universi Marvel.


Me stilin e saj të veçantë dhe guximin që e karakterizon, Bebe e interpretoi figurën e Wandës në mënyrën e saj unike.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër ngjyrë të verdhë, me një prerje që theksonte linjat trupore dhe pjesën e sipërme të ekspozuar.

Flokët e saj, të lyera me ngjyrë rozë pastel, i jepnin një pamje të gjallë dhe magjike, duke krijuar kontrast të përsosur me ngjyrat e kostumit.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Fotografitë e saj u pritën me entuziazëm nga fansat, të cilët e lavdëruan për kreativitetin dhe guximin në përzgjedhjen e pamjes. Komentet e shumta në rrjete sociale vlerësonin stilin dhe energjinë që Bebe sjell në çdo paraqitje publike.

Ndërkohë, fansat e saj në mbarë botën mbeten në pritje të albumit të katërt, për të cilin këngëtarja ka paralajmëruar se do të sjellë një frymë të re muzikore dhe surpriza të shumta. /Telegrafi/

Foto: Tiziano