Me 42,98% vota të numëruara, në Strugë fiton Arsim Dalipi nga AKI

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet lokale në Komunën e Strugës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas KSHZ-së, nga 42,98% vota të numëruara, rezultatet janë si më poshtë:
Nasto Palioski kandidat i pavarur 0,90% 99 vota
Jovana Majsoska nga E Majta 10,23 1124 vota
Arsim Dalipi nga AKI 38,88 4272 vota
Lube Petrevski nga PP 0,29 32 vota
Besnik Asani kandidat i pavarur 2,73 300 vota
Mendi Qyra nga VLEN 36,630 3988 vota
Igor Maleski kandidat i pavarur 1,04 % 114 vota
Robert Mileski nga DSH 3,12% 343 vota
Mirko Saveski kandidat i pavarur 1,19 131 vota
Kujtojmë se në këtë komunë ka gjithsejt 62.711 votues, teksa dalja deri në orën 18:30 ka qenë 39,53%. /Telegrafi

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































